Paralajmërim për të gjitha çiftet – seksi në ujë krijon probleme të shumta

Shëndetësia

Paralajmërim për të gjitha çiftet – seksi në ujë krijon probleme të shumta

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Mjekët kanë zbuluar ku është më keq – në det apo në pishinë?!

Marrëdhënia intime në ujë për shumicën mund të jetë joshëse, por është me rëndësi të dini cilat janë rreziqet potenciale shëndetësore.

Gjatë muajve të verës shumicës së çifteve u shkon në mend ideja për marrëdhënie intime në ujë.

Shumicës u duket joshëse, por jo edhe aq e dëmshme për shëndetin. Megjithatë, mjekët theksojnë shpesh që marrëdhënia intime në ujë mund të shkaktojë probleme të shumta.

Banjat publike janë vatër bakteresh. Në lumenj, liqene dhe det ka baktere të cilat gjatë seksit hyjnë në organet gjenitale të femrës, andaj mund të shkaktojnë infeksione të traktit urinar dhe infeksione të ndryshme vagjinale.

Kur vlera pH e ujit është mbi suazat normale, mjetet dezinfektuese më nuk do të jenë efikase.

Po ashtu, femrat janë shumë më tepër të ekspozuara ndaj infeksioneve kërpudhore dhe infeksioneve të traktit urinar, irritimet, dhe po ashtu ekziston probabiliteti më i lartë nga rreziku i sëmundjeve transmetuese gjenitale.

Në parim, uji nuk është problem, por problemi më i madh është kripa, klori ose bakteret që mund të shkaktojnë acarim ose infeksion.

Çfarë ndodh nëse keni:

– seks në deti

Bëhet fjalë për rrezikun potencial të baktereve që gjenden në dete, liqene dhe lumenj. Mjekët theksojnë se uji largon të gjithë lagështinë natyrale, prandaj mund të ndodhë që një grua të mbetet e thatë dhe për këtë arsye mund të jetë shumë e pakëndshme.

– në pishinë

Mjekët paralajmërojnë se pishina është një alternativë edhe më e keqe se deti dhe lumenjtë, sepse dihet se është e pasur me kimikate të ndryshme, si p.sh. klor. Në këtë mënyrë, gruaja fut bakteret në vagjinë. Edhe kur pishina përmban sasi të përcaktuara klori, ekziston rreziku i infeksionit. Klori ndryshon vlerën natyrale të pH të vagjinës, gjë që mund të çojë në shfaqjen e infeksioneve mykotike.

Në një numër të madh të rasteve, pishinat dhe xhakuzët nuk janë të klorinuar në mënyrë adekuate dhe për shkak të kësaj aty janë të pranishme një numër i madh i baktereve dhe për këtë arsye ka një probabilitet më të madh për infeksione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat