Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit

Shëndetësia

Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Tetori është muaji në të cilin njerëzit, institucionet, OJQ-të, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata përndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në vijim të këtij artikulli, do të gjeni një përmbledhje me informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit.

Faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit

- fillimi i hershëm i menstruacioneve;
- shtatzënitë në moshë të madhe;
- mbipesha pas menopauzës;
- konsumimi i alkoolit dhe duhanit;
- mungesa e aktivitetit fizik;
- gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje);
 - mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
- marrja e kontraceptivëve nga goja  e pakontrolluar nga mjeku.

Shenjat e hershme

- ndryshimet në formën e thithës
- dhimbja e gjirit nuk largohet pas periodave
- një gungë nuk largohet pas periodave
- ka rrjedhje nga thithat, një lëng që mund të jetë i tejdukshëm, i kuq, kaf ose i verdhë
- skuqje e pashpjegueshme, ënjëjte, acarim ose kruajtje e lëkurës
- ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Shenjat e mëvonshme

- tërheqje e thithës
- zmadhim i njërit gji
- zbehje e sipërfaqes së gjirit
- zmadhim të gungave
- një ndjesi si lëvozhgë portokalli në lëkurë
- mungesë oreksi
- humbje peshe
- nyje limfatike të zgjeruara në sqetull
- vena të dukshme në gji

Kanceri i gjirit te burrat

Kanceri i gjirit nuk lidhet zakonisht me burrat, por mund të ndodhë në raste të rralla në çdo moshë, edhe pse është më i zakonshëm te burrat e moshuar. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat kanë gjithashtu ind gjiri dhe qelizat e këtij indi mund të pësojnë ndryshime kanceroze. Simptomat janë:

- trashje e indit të gjirit
- rrjedhje nga gjiri
- skuqje ose acarim i thithës
- thithë e tërhequr
- skuqje e pashpjegueshme, ënjtje, acarim dhe kruajtje e lëkurës

Ushqimet që nuk këshillohen që të konsumohen

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:

- ushqimet e skuqura
- sheqeri i bardhë
- mishi i kuq
- kripa
- ushqimet e konservuara
- sallami
- çerealet
- alkool

Si zbulohet

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.

2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.

3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Burimet: WebMD, Healthline, Instituti i Shëndetit Publik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat