Po, edhe forma e fundshpinës mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Po, edhe forma e fundshpinës mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 22:41
Ilustrim

Sipas ekspertëve, forma e vitheve që kemi tregon shumë për shëndetin tonë. Ju duhet të mundoheni të mbani larg acidet yndyrore nga arteriet, zemra dhe mëlçia.

Në këtë mënyrë ju reduktoni riskun e problemeve të zemrës dhë diabetit gjithashtu. Vithet e mëdha nuk janë ndonjë problem madhor, por ju mund të provoni disa metoda për të reduktuar dhjamin që gjenden tek këto. Për të mësuar se cila është metoda më efektive duhet të dini cilat janë format e vitheve që ekzistojnë, sepse secila prej tyre na përcjell një mesazh.

Vithet në formë katrore
Kanë më pak depozita yndyre. Konsiderohen si një tregues i mirë i shëndetit tuaj, nga ana e sheqerit dhe yndyrnave.

Vithet e rrumbullakta
Janë të këndshme nga ana estetike dhe tregojnë se yndyrnat e shëndetshme janë të përqendrura në një vend.

Vithet në formë zemre (me kokë poshtë)
Kjo është forma më e mirë dhe ajo që preferohet më shumë. Yndyrnat janë të pëqendruara vetëm në qendër dhe shumë pak tek pjesët anësore. Duhet thënë që është një formë tipike për moshat e reja. Me kalimin e moshës bëhet gjithnjë e më e vështirë për tu mbajtur.

Vithet në formë V
Kjo formë karakterizon moshat e treta, duke qene se pjesa dhjamore është zhvendosur më poshtë dhe trupi rrjedhimisht ka më pak estrogjen. Për ta shmangur këtë formë, mbani zemrën e shëndetshme dhe ushtrohuni rregullisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat