Sot është Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët

Shëndetësia

Sot është Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Më 18 nëntor shënohet Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, ditë kjo e cila inkurajon përdorimin e përgjegjshëm të antibiotikëve.

Kjo ditë gjithashtu synon qëtë rrisë ndërgjegjësimin për rezistencën globale antimikrobike.

Shpikja e antibiotikëve është renditur gjithmonë si një nga zbulimet më të mëdha mjekësore ndonjëherë.

Pas këtij zbulimi, njerëzit mund të kuronin infeksionet bakteriale që dikur i kishin frikë, përcjell Klankosova.tv.

Në vitin 1929, Sir Alexander Fleming zbuloi penicilinën, antibiotikun e parë në botë.

Ilaçi u bë gjerësisht i popullarizuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe disa statistika thonë se ky ilaç shpëtoi rreth 200 milionë jetë dhe se sot ka mbi 100 lloje të antibiotikëve.

Mjekët këshillojnë të gjithë që të përdorni vetëm antibiotikë të përshkruar nga një profesionist i kujdesit shëndetësor dhe asnjëherë mos ndahen antibiotikët e mbetur me dikë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat