​A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?

Shëndetësia

​A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se konsumimi i pijeve të gazuara çdo ditë nuk është një ide e zgjuar. Po uji i gazuar?

Njerëzit kanë përdorur ujë të gazuar për shekuj me radhë për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i zakonshëm kur bëhet fjalë për zbutjen e dispepsit, shkruan Livestrong.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm për stomakun bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë. Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon mjeku Andrew L. Rubman.

Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal). Së bashku me pijet e gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund t'i përkeqësojnë simptomat përfshijnë pije me kafeinë, fruta ose lëngje agrume, ushqime pikante dhe çdo gjë tepër yndyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat