Shenjat që tregojnë se foshnja juaj është e uritur

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se foshnja juaj është e uritur

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 06:34
Ilustrim

Pavarësisht nëse ushqeni foshnjen tuaj me gji apo me formulë, përsëri brenda jush qëndron mendimi se a është duke marrë mjaftueshëm ushqim foshnja juaj.

Për këtë arsyje, më poshtë mund të ndiqni disa prej udhëzimeve që mund t’ju ndihmojnë se sa ka nevojë për qumësht i porsalinduri juaj shkruan Verywell Family.

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.

Sipas Dr. Roberts, të porsalindurit kanë një stomak të vogël, andaj edhe sasia që ata do të konsumojnë është e vogël.

“Fillimisht, një foshnjë mund të marrë vetëm 30 ml qumësht dhe mund të rritet shpejt niveli i tij në 90 ml,” thotë Roberts. “Kjo sasi mund të jetë e vështirë për t’u vlerësuar për foshnjet që ushqehen me gji, por ne zakonisht rekomandojmë një kohëzgjatje prej 5 deri në 20 minuta.”

“Pediatri juaj mund t’ju ndihmojë të llogaritni sasinë totale të qumështit të gjirit ose formulës për të mbështetur fëmijën tuaj në rritje,” thotë ajo.

Për të kuptuar nëse foshnja juaj është e uritur ajo vecse sinjalizon përmes gjesteve.

Kjo është kur ajo kthen kokën anash, duke e nxjerrë gjuhën jashtë dhe thithja e duarve.

Në rast se vëreni këto shenja, foshnja juaj ka nevojë që ta ushqeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat