Nga puçrrat tek dhimbjet e kockave, cilat janë simptomat më të shpeshta të periodave

Shëndetësia

Nga puçrrat tek dhimbjet e kockave, cilat janë simptomat më të shpeshta të periodave

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 06:14
Ilustrim

Sindromi premenstrual, i quajtur ndryshe edhe tensioni premenstrual, është një ''koleksion'' simptomash emocionale, i shoqëruar ose jo me simptoma fizike të lidhura me ciklin menstrual të gruas (periodat e përmuajshme). Këto shenja ndryshojnë nga personi në person, pra, janë individuale për çdo grua. Këto çrregullime janë kalimtare dhe ciklike, pra që përsëriten çdo muaj. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në vitin 2015, gratë që vuajnë nga sindromi premenstrual, përbënin rreth 5.7 % të popullsisë femërore, ndërsa rreth 80 % kanë përjetuar rreth tre ose katër situata të rëndësishme të simptomave premenstruale.

Numërohen më shumë se dyqind simptoma që shoqërojnë këtë çrregullim, por ato që janë pothuajse të pranishme në të gjitha situatat janë: nervozizmi, tensioni dhe pakënaqësia. Simptomat e përbashkëta emocionale dhe jospecifike përfshijnë stresin, ankthin, pagjumësinë, dhimbje koke, lodhje, çrregullime të humorit, rritjen e ndjeshmërisë emocionale dhe ndryshimet në dëshirën seksuale. Ndër simptomat fizike të lidhura me ciklin menstrual, përmendim: gjakderdhjen në sasira të ndryshme, dhimbje barku, dhimbje muskujsh dhe kockash, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, si edhe aknet ciklike (puçrrat e infektuara që dalin kryesisht në fytyrë dhe përsëriten përpara çdo cikli menstrual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat