4 këshilla se si të përmirësoni aftësitë e juaja prindërore

Shëndetësia

4 këshilla se si të përmirësoni aftësitë e juaja prindërore

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 16:44
Ilustrim

Prindërimi është një nga profesionet më të vështira që mund të përballeni. Kjo pasi rritja e fëmijës nuk është asnjëherë e lehtë. Ajo shpesh përcillet me momente sfiduese dhe frustruese e që ju bën të mësoni cdo ditë e më shumë për aftësitë prindërore.

Por, si mund të bëheni përmirësoni aftësitë e juaja? – Ndiqni më poshtë disa këshilla nga Verywell Family.

1.Dëgjoni fëmijët tuaj

Ka raste kur shpesh jeni të mbingarkuar nga obligimet e juaja dhe shpesh mund të mos keni pasur kohë që të dëgjoni fëmijën tuaj. Mirëpo, filloni që të bëni prioritet një kohë të lirë për fëmijët tuaj. Dëgjoni dhe bëni pytje atyre. Kjo pasi tregon se ju po i vlerësoni mendimet e tyre.

2.Qëndroni në rregullat e juaja

Si prind, është detyra juaj t’u mësoni fëmijëve tuaj dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës, që do të thotë se duhet të ndiqni edhe rregullat. Kur bëni gabime modeloni fjalën magjike, më fal, dhe të merrni përgjegjësi për veprimet e juaja.

3.Bëhuni rol model

Mos bëni asgjë para fëmijëve tuaj që nuk do të dëshironit ta bënin. Nëse e gjeni veten duke shfaqur sjellje që nuk dëshironi që fëmija juaj të imitojë, atëherë është një shenjë që duhet të ndryshoni mënyrën se si reagoni në situata të caktuara. Fëmijët do të kopjojnë atë që bëni ju, jo atë që thoni.

4.Kontrolloni emocionet tuaja

Fëmijët po që modelojnë sjellje nga prindërit. Andaj, edhe në rastet kur jeni në situata të ndryshme, ruani gjakftohtësinë dhe zgjidhni problemet në një mënyrë më të qetë. Kur e bëni këtë, ju po ju tregoni atyre se si duket inteligjenca emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat