Rëndësia e kalciumit gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Rëndësia e kalciumit gjatë shtatzënisë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:23
Ilustrim

Kalciumi është një nga mineralet kryesore që ju duhet gjatë shtatzënisë, pasi në këtë mënyrë trupi juaj ia siguron foshnjes zhvillimin e skeletit.

Nevojat e kalciumit ndryshojnë varësisht moshës, dhe se mungesa e kalciumit shkakton komplikime shkruan Verywell Family.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon se nënat shtatzëna dhe gjidhënëse duhet të konsumojnë 1,000 mg kalcium cdo ditë.

Nënat adoleshentë duhet të konsumojnë më shumë sasi të kalciumit pasi kanë nevojë për të ruajtur kockat e tyre dhe rezervat e kalciumit të cilat ndihmojnë zhvillimin e foshnjes.

Sasia më e vogël e kalciumit

Mungesa e kalciumit në trup mund të shkaktojë komplikime si:

-Presion i lartë i gjakut,

-Lindje e parakohshme,

-Pesha e ulët e foshnjes,

-Probleme me zemrën,

-Dhimbje të muskujve dhe këmbëve,

-Humbje të oreksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat