​Ja sa kalori digjni në momentin që jeni duke i dhënë gji foshnjës tuaj

Shëndetësia

​Ja sa kalori digjni në momentin që jeni duke i dhënë gji foshnjës tuaj

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Për të prodhuar qumështin e gjirit, trupi i nënave djeg rreth 500 kalori në ditë gjë që mund të çojë në humbje më të shpejtë të peshës pas lindjes së fëmijës. Qumështi i nënës përmban vitaminat, yndyrat dhe proteinat e nevojshme që nevojiten për forcimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Kjo do të nënkuptonte më pak ftohje dhe një sistem më të mirë të tretjes.

Ushqyerja me gji mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2, llojeve të caktuara të kancerit të gjirit dhe kancerit të vezoreve. Gjithashtu, mitra mund të tkurret më shpejt për shkak të hormonit oksitocinë, i cili lirohet gjatë ushqyerjes me gji. Sipas Kolegjit Amerikan të Gjinekologëve (ACOG), nënat që japin gji rekomandohet që të konsumojnë më shumë kalori nëse duan të ruajnë peshën e tyre.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ushqyerja me gji është një mrekulli për humbje peshe, por mund ta përshpejtojë procesin. Besohet se konsumimi i 1.800 kalorive në ditë duhet të ndihmojë në humbjen graduale të peshës dhe në të njëjtën kohë të japë energji. Është e nevojshme të sigurohet që nënat të hanë ushqime më të shëndetshme në mënyrë që të ruajnë energjinë dhe të përshpejtojnë prodhimin e qumështit. Ushqimet e pasura me proteina, hekur dhe kalcium dihet se ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të qumështit të gjirit.

Ushqime të tilla si drithërat, frutat e thata, perimet me gjethe të errëta, vezët, agrumet, farat, mishi pa dhjamë, ushqimet e detit, vezët dhe produktet e qumështit rekomandohen për nënat që ushqejnë me gji. Përveç ngrënies së ushqimeve të shëndetshme, rekomandohet edhe aktivitet fizik shtesë dhe shmangien e sasive të mëdha të kafesë, cigareve dhe alkoolit.

Ndërkaq, frika më e madhe e të gjithë nënave kur i zë gripi është transmetimi i infeksionit te foshnja. Mbrojtja më e mirë për beben është të vazhdohet t’i jepet gji. Madje edhe nëse bebja sëmuret, procesi i shërimit do të jetë më i lehtë dhe më i shpeitë nëse nëna vazhdon t’i japë gji. Krahas kësaj, mund të ndodhë që edhe bebja të transmetojë infeksionin te nëna, mirëpo nuk shfaq simptoma sëmundjeje sepse ushqehet me gji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat