Ekspertët tregojnë cilat janë pijet që nuk duhet ti konsumoni kurrë pasi të lani dhëmbët

Shëndetësia

Ekspertët tregojnë cilat janë pijet që nuk duhet ti konsumoni kurrë pasi të lani dhëmbët

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Larja e dhëmbëve është një ndër këshillat më të shoeshtë që stomatologët i japin pacientëve të tyre.

Por krahas kësaj janë edhe disa këshilla që mjekët, ua thonë gjithmonë që pas larjes së dhëmbëve dhe pas përdorimit të fillit dentar, janë disa ushqime dhe pijë që nuk duhen konsumuar.

‘‘Është e rëndësishme të lani dhëmbët dhe të shmangni disa ushqime, si hudhra, përpara se të shkoni te dentisti. Gjithashtu, para ekzaminimit duhet të shmangni kafen, çajin, pijet e gazuara dhe verën e kuqe, sepse të gjitha ato mund t’ju njollosin hëmbët,’’ sipas stomatologëve.

Pas vizitës tek stomatologu, lëngu i portokallit duhet shmangur, për shkak të aciditetit të këtij fruit si dhe pijet e gazuara.

Gjithashtu mjekët thonë se nëse keni pirë një lëng portokalli, nuk është mirë që t’i lani më pas dhëmbët tuaj, pasi ju mund të humbisni minerale të rëndësishme dhe mund të ketë edhe pasoja estetike si humbja e shkëlqimit të dhëmbëve.

‘‘Ka një fazë, kur pini një pije acidike, kjo është ajo që ne e quajmë demineralizimi dhe kjo është faza në të cilën mineralet eliminohen nga dhëmbët. Pas kësaj, pështyma do të çonte në remineralizimin, kthimin e mineraleve në dhëmbë. Por nëse i lani dhëmbët përpara se të ndodhë faza e remineralizimit, do ta shmangni këtë fazë. Prandaj është mirë të prisni gjysmë ore deri në një orë pasi të keni konsumuar ushqime dhe pije acidike dhe më pas të lani dhëmbët,’’ shpjegojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat