Përse sëmuremi më lehtë kur jemi të stresuar?

Shëndetësia

Përse sëmuremi më lehtë kur jemi të stresuar?

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 06:29
Ilustrim

Stresi afatgjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik.

Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”. Ky mekanizëm ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme. Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet. Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik” është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Kësisoj, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve.

Si të përballeni me stresin?
Në ditët e sotme, stresi është thjesht i pashmangshëm. Njeriu sot stresohet që në mëngjes kur humb autobuzin dhe vonohet për në punë. Në ambientet e punës angazhimet ditore janë po aq stresuese e kështu me radhë deri në përfundim të ditës.

-Hiqni dorë nga teknologjia për disa orë në ditë dhe kaloni më shumë kohë në natyrë. 10 minuta në natyrë kanë një ndikim zbutës të stresit.
-Lexoni një libër.
-Bëni joga.
-Kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik.
-Gatuani një vakt të shëndetshëm për veten dhe familjen.
-Mbani ditar për ngjarjet e ditës.
-Flisni me një shok/shoqe, të afërm ose dikë që e doni dhe ju përkrah.
-Instaloni aplikacione që ndihmojnë në qetësim ose kundër stresit. Këto aplikacione në telefonin tuaj ju ndihmojnë dhe ju tregojnë si të meditoni, merrni frymë dhe shkëputeni nga situatat stresuese.
-Një njeri i stresuar është konfuz dhe i paqartë në mendime dhe flet shumë shpejt. Praktikoni të folurën e ngadaltë duke u përqendruar tek fjalët, mendimet dhe reagimet.
-Pini ujë, sepse dehidratimi ka tendencën të shtojë ankthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat