Disa mënyra të thjeshta si të heqësh qafe kg e marra nga gjeli, përsheshi dhe ëmbëlsirat me sherbet

Shëndetësia

Disa mënyra të thjeshta si të heqësh qafe kg e marra nga gjeli, përsheshi dhe ëmbëlsirat me sherbet

Më: 2 janar 2023 Në ora: 06:55
Ilustrim

Okay, kthehemi në realitet!

Jemi më 1 janar, peshojmë ca më shumë dhe duam këshilla si të humbasim kilogramët e marrë. Epo, dëshirat e tua u plotësuan dhe ja ku i ke disa këshilla të thjeshta:
 
Mos ha se thjesht po hanë të gjithë

Nëse nuk ke uri dhe sheh që të gjithë e kanë marrë një copë bakllava, nuk ke pse e bën. Konsumo ushqime kur vërtet të ndihesh i/e uritur dhe kujdes me sasinë.
 
Pi ujë!

Shpesh, ndjesia e urisë ngatërrohet me etjen. Kur të të marrë “uria”, pi një gotë me ujë dhe nëse ende stomaku nuk po gjen qetësi, ulu dhe konsumo vaktin.
 
Fli gjumë!

E dimë që është paksa e vështirë, sidomos me ditët e pushimit dhe ofertën e “SNOB”, ku ti përfiton 69% ulje, mjafton të klikosh në www.snob.al dhe të vendosësh kuponin “FESTA22”, por menaxhoje kohën dhe bëj 6-8 orë gjumë!

Konsumo kokoshka, jo patatina

E dimë që "SNOB" nuk shihet pa snacks dhe shoqëri të mirë, por konsidero të zëvendësosh patatinat me kokoshka. Do të na falenderosh për serialin dhe për këshillat.

Bëj ecje

Nuk ka rëndësi sa e ngrohtë është shtëpia, sërish duhet të jesh më aktiv/e, veçanërisht në këtë periudhë.
 
Mos ha vetëm përshesh, por edhe fruta e perime

Viti i Ri, gjeli, përsheshi, bakllavaja, kadaifi dhe panetone-t nuk janë më një justifikim, ndaj gatuaj edhe vakte me perime dhe në vend të snaks, konsumo fruta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat