21 Vjet infermier në QKUK, dhe ‘bosët’ e MRI-së, nuk ia lejonin incizimin urgjent!

Shëndetësia

21 Vjet infermier në QKUK, dhe ‘bosët’ e MRI-së, nuk ia lejonin incizimin urgjent!

Nga: Enlirat Duraku Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:43
Enlirat Duraku

Pacienti (unë) i udhëzuar nga Qendra Emergjente (QE) për MRI të Abdomenit, refuzohem edhe pse në raportin e QE indikohet që MRI-ja të bëhet urgjent (CITO) me pretekstin e dhënë nga një teknik i Radiologjisë (MB) se “sot kemi shumë raste, nuk mundem me të shti sot”. Më pas pacienti (unë) i thotë që do e bëjë privat incizimin, ndërsa “kauboji” i thotë që mos e bëjë privat, mundesh me pritë. Por, ai nuk po e merrte fare parasysh, aspak në konsideratë, gjendjen shëndetësore të pacientit dhe nivelin e dhimbjes, e cila padyshim ishte e padurueshme.

Nuk është marrë mundi fare që të paktën të shikohet dokumentacioni se kush apo cila klinikë e ka kërkuar incizimin, mirëpo më primare ishte se “kauboji” i radiologjisë të “mbajë rregull”, edhe pse pacienti (unë), me KQV (Kateter Qendror Venoz) tregon që për shkak të dhimbjeve të padurueshme është duke e menaxhuar dhimbjen madje edhe me morfinë.

I njëjti i drejtohet pacientit “e çka me bo unë zotni, a ta heqi dikë e të shti ty”? Në anën tjetër përgjigja e pacientit ishte “jo zotni, po në emër”.

Që nga ora 10:30 në mëngjes me dhimbje të padurueshme abdominale, me një Ileus susp., si dhe D. Syndrome, e deri në ora 19:00, e që më në fund po pritet të kryhet ekzaminimi.

Shpresoj që pacientit të mos i konfirmohen diagnozat udhëzuese, si dhe mos të ketë progresuar ileusi, pasi nëse po, padyshim që do ketë pasoja ligjore edhe për “kaubojin” e radiologjisë, por edhe për klinikën në tërësi.

Mesazh për “kaubojin” e radiologjisë,

Fillimisht shikoje dokumentacionin se kush dhe si është kërkuar ekzaminimi, ti nuk vendos se a duhet të kryhet urgjenca menjëherë apo urgjenca duhet të pres.

Vetë fjalën URGJENT duhesh ta kuptosh!

Në anën tjetër shpresoj që Inspektorati Shëndetësor t’i përgjigjet ankesës, ndërsa menaxhmenti i nderuar i Klinikës së Radiologjisë të ndërmarrë masa që pacientëve të tjerë mos t’u ndodhë e njëjta.

Në fund, URIME për mua sepse pas 21 vite punë në QKUK më në fund e përjetova që MRI-në ta kryejë me “t’njofshëm – intervenim”.

Enlirat Duraku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat