Toni i zërit zbulon problemet që mund të kemi me shëndetin mendor

Shëndetësia

Toni i zërit zbulon problemet që mund të kemi me shëndetin mendor

Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Njerëzit me një ton të ulët të zërit kanë më shumë mundësi të vuajnë nga depresioni ndërsa ata me zë më të hareshëm të cilët me shumë gjasa janë ekstrovertë jetojnë një jetë më të lumtur, thonë studiuesit, të cilët kanë bërë një studim pas të dhënave që tregonin se një në 6 britanik vuanin nga depresioni.

Shkalla e depresionit tek mbi 16 vjeç është më e lartë se përpara pandemisë së koronavirusit dhe bllokimeve. Në disa raste tragjike, depresioni mund të çojë në vetëvrasje. Ata që vuajnë nga depresioni kanë 20 për qind më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje, sesa ata pa sëmundje, thuhet në një raport të specialistëve.

Në studimin e publikuar në Journal of Voice, studiuesit analizuan zërat e mbi 2000 njerëzve të moshës 19-80 vjeç për të parë se çfarë mund të kuptohej nga zëri i tyre për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.

Studiuesit zbuluan se zëri mund të jetë një tregues i fortë i shëndetit mendor, në rastet kur zërat dukeshin shumë më pak të lumtur. Ndërsa sipas tyre, në shëndetin fizik, zëri i dikujt nuk thotë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat