Menopauza: Simptoma më e bezdisshme, shfaqet vite përpara ndërprerjes së menstruacioneve

Shëndetësia

Menopauza: Simptoma më e bezdisshme, shfaqet vite përpara ndërprerjes së menstruacioneve

Më: 23 janar 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Simptomat e menopauzës mund të shfaqen dhe të shqetësojnë femrat vite përpara ndërprerjes së menstruacioneve! Cila është simptoma më shqetësuese?

Çrregullimet e humorit dhe gjumit dhe djersitjet gjatë natës janë vetëm disa nga simptomat që karakterizojnë periudhën e menopauzës.

Dhe sipas hulumtimit më të ri shenjat e hershme mund të shfaqen shumë kohë përpara se gratë të ndalojnë menstruacionet.

“Gratë në një stad të avancuar riprodhues që kanë perioda të rregullta, por vërejnë ndryshime në kohëzgjatjen e ciklit, mund të përjetojnë shumë simptoma që zakonisht lidhen me fazën e tranzicionit të menopauzës”, thekson autorja e studimit, Yamnia Cortés.

Gjatë periudhës së perimenopauzës, e cila i paraprin menopauzës , prodhimi i estrogjenit zvogëlohet.

Gratë zakonisht përjetojnë tranzicionin e menopauzës midis moshës 40 dhe 58 vjeç, sipas Shoqatës së Menopauzës së Amerikës së Veriut (NAMS).

Sipas studimit simptomat më të zakonshme të menopauzës përfshijnë probleme me gjumin dhe kujtesën, vështirësi në përqendrim, lodhje, nervozizëm, ankth, trishtim, dhimbje koke dhe probleme me urinimin.

Çrregullimet e gjumit, të tilla si vështirësia për të fjetur ose zgjimet në mes të natës, kryesuan listën e simptomave.

Përveç kësaj, gratë në fazën përfundimtare të riprodhimit kishin më pak gjasa se gratë pas menopauzës për të raportuar probleme muskuloskeletore dhe ulje të dëshirës seksuale.

Megjithatë, gratë në studim thanë se simptomat ndikonin në marrëdhëniet e tyre dhe cilësinë e përgjithshme të jetës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat