​Problemet me veshkat, dializa dhe transplantimi ka mundësi të vonohen 10 vite

Shëndetësia

​Problemet me veshkat, dializa dhe transplantimi ka mundësi të vonohen 10 vite

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:49
Dita botërore e veshkave

Dita botërore e veshkave është shënuar sot edhe në vendin tonë nga Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Aty u bë thirrje për mbështetje ndaj të rrezikuarve.

Bashkëpunimi në mes këtyre dy shoqatave u konsiderua efikas me qëllim të rritjes së shërbimeve nefrologjike për pacientë.

Motoja e shënimit të kësaj dite ishte “Veshkë të Shëndetshme për të gjithë të përgatitemi për të papriturën. T'i mbështesim të rrezikuarit”.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Nefrolohëve, Myftar Barbullushi tha se bashkëpunimet me Shqipërinë krijojnë efikasitet.

“Sot ka të gjitha potencialet për ta vonuar së paku 10 vite dializën dhe transplantin, e nëse fillon ta vonojë sot për 10 vite me klase të reja, imagjinoni se në vitet më pas se çfarë mund të ndodhë ...Seleksionimi kishte këtë karakteristikë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje që i takon nefrolohgut, më se fundit nefrologët në dializë në sëmundje kronale nuk do të kenë nevojë më për eritropoitinë, supkutane, u aprovuan nga goja FDA-ja dhe të gjitha vendet e Evropës tashmë janë eritropoite nga goja të cilat pritet të vijë sa më shpejtë dhe kjo përbënë një komoditet dhe një kompleancë më të mirë pacienti që bënë dializë. Kurse e dyta është për mjekët e zemrës, një nga infeksionet më të shpeshta në botë që prek 70 përqind deri në 80 përqind të seksit femër janë infeksionet urinare, nuk flasim për infeksion banal por për një infeksion rekurentë më shumë se dy ose tre episode që presim jetëgjatësinë e pacientit femër dhe i bënë ato të kenë probleme psikologjike , organike, nga përdorimi i medikamenteve gjatë antibiotikësve për tre muaj duke marrë doza nga më të mëdhatë dhe sot ky problem besoj që i vuri edhe një herë theksin se në çdo infeksion urinarë të rrugëve të poshtme, kemi tre alternativa, fosfomicinë, baktrinë, dhe nitroforantoinë dhe kjo është zgjedhja e parë”, theksoi ai.

Kryetarja e shoqatës së Nefrologëve të Kosovës, Vjollca Godanci-Kelmendi tha se shoqata që drejton është në organizime të vazhdueshme të konferencave shkencore me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe kujdesit ndaj pacientëve dhe njerëzve në nevojë.

Doktoresha Mimoza Berbatovci Ukimeraj tha se kanë nevojë edhe në vazhdimësi për bashkëpunim edhe më të gjitha shtetet, sidomos me vendet e rajonit. Sipas saj, këto ligjërata do të ndikojnë në rritjen e cilësisë, shërbimeve shëndetësore edhe në institucionet tona publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat