Bamjet trajtojnë shumë probleme, andaj quhen “mbretëresha” e perimeve

Shëndetësia

Bamjet trajtojnë shumë probleme, andaj quhen “mbretëresha” e perimeve

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Bamjet ose siç quhen ndryshe “ladys fingers” (gishtat e zonjave), janë shumë të pasura në fibra të tretshme dhe të patretshme. Kjo perime përdoret në shumë receta si dhe është pjesë e shumë dietave nuticionale. Ka gjithashtu shumë benefite për shëndetin e zemrës. Le të shohim më me detaje disa prej benefiteve shëndetësore të saj.

Benefitet shëndetësore të bamjes:

Përmbajtje të lartë fibrash:

Fibrat mund t’i gjejmë në një sasi shumë të përqendruar tek bamjet dhe shumë specialistë të shëndetit e rekomandojnë këtë perime për problemet me tretjen. Fribrat ndihmon procesin e tretjes dhe lehtësojnë lëvizjen e zorrëve.

Diabet:

Bamja është e njohur për parandalimin e diabetit. Është e pasur në fibra të cilat ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Përmbajtje e folateve të dobishme:

Folatet e gjendura tek bamjet reduktojnë defektet në tubin nervor tek bebet, prandaj rekomandohet konsumimi i tyre tek gratë në periudhën para konceptimit ose shtatzënisë.

Benefitet e vitaminës K

Vitamina K është një bashkëfaktor në mpiksjen e gjakut dhe luan rol kryesor në forcimin e kockave.

Astma

Astma është një tjetër problem që mund të trajtohet duke përfshirë bamjet në dietën tonë të përditshme. Personave të diagnostikuar me astmë u rekomandohet shumë përdorimi i bamjeve.

Kapsllëku

Duke qenë se lehtësojnë absorbimin e ujit, këto perime stimulojnë lëvizjen e zorrëve duke parandaluar kapsllëkun.

Goditjet e diellit

Bamjet parandalojnë goditjet e diellit.

Kanceri i zorrës së trashë

Besohet se të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrën e trashë. Përfshirja e bamjeve në vaktet tuaja siguron parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe sëmundjet e lidhura me këtë organ.

Obeziteti

Me përdorimin e rregullt të bamjeve, të gjalla apo të gatuar, ju mund të shmangni obezitetin në një masë të madhe. Obeziteti nuk është domosdoshtmërisht i lidhur me konsumimin e ushqimeve të yndyrshme dhe kalorike, por edhe me mungesën e shumë nutrientëve.

Kolesteroli

Kjo perime lejon një përthithje më të ulët të kolesterolit duke parandaluar sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera të lidhura me kolesterolin në gjak. Kolesteroli është një përmbajtje dominante në trup që stimulon obezitetin dhe sëmundjet e tjera të zemrës. Tani që mësuam benefitet shëndetësore të bamjes, le të mësojmë dhe ca dobi të tjera të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat