Konsumimi i kontrolluar i alkoolit nuk ka asnjë përfitim shëndetësor, thonë studiuesit

Shëndetësia

Konsumimi i kontrolluar i alkoolit nuk ka asnjë përfitim shëndetësor, thonë studiuesit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Sipas një rishikimi të ri të më shumë se 100 studimeve mbi konsuminimin e alkoolit, thuhet se konsumimi i moderuar i alkoolit në baza ditore nuk shoqërohet me ndonjë përfitim shëndetësor, duke kundërshtuar kështu përfundimet e nxjerra nga hulumtimet e mëparshme.

Rishikimi i ri dhe meta-analiza e 107 studimeve që përfshijnë më shumë se 4.8 pjesmarrës tregon se konsumi ditor më i ulët apo i moderuar i alkoolit nuk lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.

Në hulumtimin e publikuar së fundmi në revistën Jama Open Network, studiuesit kanë zbuluar se në vend të kësaj, ekzistonte një rrezik në rritje i vdekjes te konsumuesit në nivele më të larta, por ata kanë shtuar se shkaku i vdekshmërisë në popullatat e përgjithshme vazhdon të jetë i diskutueshëm.

E ndërsa studimet e mëparshme vëzhguese kishin sugjeruar se "pirësit e moderuar" kanë jetëgjatësi më të madhe dhe kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa abstenuesit, studiuesit thanë se këto lidhje mund të jenë për shkak të paragjykimeve sistematike që prekin shumë studime.

Ata theksuan se studimet e mëparshme kanë identifikuar vetëm lidhje midis faktorëve, por nuk mund të jenë të besueshme pasi nuk vërtetojnë shkakun dhe efektin.

Sipas The Independent, në studimin e ri, duke kontrolluar për disa faktorë si mosha mesatare dhe gjinia e grupeve, studiuesit nuk gjetën ndonjë reduktim domethënës në rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet për pirësit që pinin më pak se 25 g etanol në ditë - që është më pak se dy kokteje standarde.

"Kishte një rrezik në rritje të ndjeshme të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet midis femrave që pinin 25 gram ose më shumë në ditë dhe midis meshkujve që pinin 45 gram ose më shumë në ditë," - thanë shkencëtarët.

Analiza e re ka zbuluar se konsumuesit e moderuar të alkoolit që përfshiheshin në studimet e mëparshme prireshin të ishin më të pasur, me më shumë gjasa për të ushtruar dhe për të ngrënë një dietë të shëndetshme dhe më pak gjasa për të qenë mbipeshë.

Duke cituar disa nga kufizimet e analizës, ata thanë se shumica e studimeve të vlerësuara kishin matje të papërsosura të konsumit të alkoolit, pasi konsumi i vetë-raportuar i analizuar në shumë nga studimet e përfshira ka tendencë të jetë raportuar më pak se sa është në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat