Shkaqet pse ju thahet goja

Shëndetësia

Shkaqet pse ju thahet goja

Më: 16 prill 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

A është e rrezikshme nëse ju thahet goja dhe gjuha? Çfarë e shkakton këtë fenomen?

Në bazë të përgjigjeve, dr. Robert Shmerling (profesor mjekësie në Shkollën Mjekësore të Havardit) renditi disa nga shkaktarët e tharjes së gojës:

Efektet anësore të barnave të ndryshme, si për shembull diuretikët.

Sëmundjet e tilla si Parkinsonizmi, diabeti, epilepsia, sëmundjet psikiatrike etj.

Shytat ose infeksionet e tjera, veçanërisht nëse lidhen me dehidrimin.

Terapitë e rrezatimit dhe kimioterapitë shkaktojnë tharje goje gjithashtu.

Sindromat  e lidhura me sëmundjet autoimune, si sëmundja Sjogren ( ato në të cilat sistemi imunitar sulmon indet e trupit).

Dëmtimet nervore, të cilat mund të vijnë pas një dëmtimi ose kirurgjie afër gjëndrave të pështymës.

Dehidrimi, nëse nuk pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës.

Pirja e duhanit.

Problemet me stomakun.

Përveç një ndjesie të bezdisshme, komplikimet e thatësisë së gojës mund të përfshijnë prishjen e dhëmbëve, plagë në gojë dhe vështirësi në gëlltitje. Goja e thatë nuk mund të konsiderohet si një fenomen i rrezikshëm, por nëse shoqërohet me gjendje të tilla si diabeti apo sëmundje psikiatrike, mund të ketë pasoja të rrezikshme shëndetësore.

Disa nga mënyrat që të menjanoni tharjen e gojës janë, larja e shpeshtë dhëmbëve, shpëlarja e gojës me ujë me fluor, në mënyrë që të zvogëloni shanset për dëmtimin e dhëmbëve. Konsumimi i lëngjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat