​Spanja bën transplantin e parë të mushkërive në botë të kryer tërësisht nga robot

Shëndetësia

​Spanja bën transplantin e parë të mushkërive në botë të kryer tërësisht nga robot

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin e parë robotik të mushkërive në botë. Transplantet e mushkërive njihen si operacione komplekse pasi kraharori i pacientit duhet të hapet.

Por teknologjia e re e përdorur nga ekipi spanjoll nuk kërkon më nderhyrjen e brinjëve të pacientit.

Në vend të kësaj, kirurgët në spitalin Vall d'Hebron në Barcelonë përdorën prerje më të vogla në anën e kafazit të kraharorit për të akomoduar krahët e robotit dhe kamerat 3D.

Sipas Jaureguit, procedura e re është më pak e dhimbshme për pacientin pasi plaga mbyllet më lehtë.

Xavier, 65 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni plotësisht robotik të mushkërive.

Roboti me katër krahë quhet Da Vinci, një sistem kirurgjik robotik i përdorur zakonisht në spitalet në të gjithë Evropën dhe SHBA-në për kirurgjinë kardiake, urologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe të përgjithshme.

Spanja është një lider botëror në transplantet e organeve, sipas shifrave nga Observatori Global për Donacionet dhe Transplantimet, duke kryer 5 për qind të dhurimeve të organeve në mbarë botën në vitin 2021 citon Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat