Zbulohet geni që mund të shërbejë si kontraceptiv mashkullor

Shëndetësia

Zbulohet geni që mund të shërbejë si kontraceptiv mashkullor

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Sipas grupit kërkimor, ky gen, i pranishëm në të gjithë gjitarët, nëse “fiket” përkohësisht, mund të kryejë funskionin e kontraceptivit, pa asnjë dëm anësor, shumë efikas, dhe nuk përfshin hormonet, si testosteroni në këtë rast. Teknikisht, kur ky gen çaktivizohet, sperma e prodhuar nuk është në gjendje të fertilizojë vezët femërore.

Studimet janë kryer mbi kaviet e laboratorit, dhe kur genit Arrdc5 bllokohej, prodhimi normal i spermatozoideve reduktohej ndjeshëm, gjithashtu edhe shpejtësia e lëvizjes së tyre.

Ajo që ekspertët do përpiqen të bëjnë tani, është të krijohet një ilaç në gjendje që të veprojë mbi një proteinë të genit, përgjegjëse për të gjithë këtë proces. Një ilaç i tillë do të zëvendësonte kontraceptivin, dhe do mjaftojnte ndërprerja e tij, për t’u rikthyer funskionaliteti i plotë i qelizave mashkullore riprodhuese.

Rezultati i studimit të Universiteit Shtetëror të Washingtonit, është publikuar në revistën shkencore Nature Communication. Autorët vlerësojnë se ky zbulim mund të aplikohet edhe tek kafshët, pasi mund të zëvendësojë kastrimin në ferma për të mbajtur nën kontroll dimensionet e një popullsie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat