A është e vërtetë që djegia e stomakut në shtatzëni është shenjë se bebi do të ketë flokë?

Shëndetësia

A është e vërtetë që djegia e stomakut në shtatzëni është shenjë se bebi do të ketë flokë?

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Me siguri shumë herë keni dëgjuar nga gjyshet ose nëna që kur të djeg stomaku në shtatzëni, kjo tregon se babi do të lindë me shumë flokë. Por a është kjo e vërtetë?Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë femrave, mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithmonë të këndshme. Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebi do të jetë me shumë flokë.

Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë apo fjala është edhe për një “thashetheme plakash”.

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë barë një studim i cili ka përfshirë 64 shtatzëna, nga të cilat 78 për qind kanë pasur djegësirë të shpeshtë.

Pasi kanë lindur, studiuesit kanë shikuar fotografitë e bebeve të tyre dhe kanë vlerësuar vëllimin e flokëve.

Të gjithë janë befasuar, 23 deri 28 femra me djegësirë në stomak kanë lindur bebe me shumë flokë, derisa 10 deri 12 femra pa djegësirë kanë lindur bebe me shumë pak apo fare pa flokë. Edhe pse është vërtetuar që kjo nuk është  thashetheme plakash, disa studime të tjera kanë konstatuar që niveli i lartë e estrogjenit dhe i hormoneve të tjera mund të lirojë muskulin rrethor të lëmuar në fund të ezofagut, gjë që shkakton ngritjen e thartirës së stomakut dhe krijimin e djegësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat