Problemet me shëndetin mendor shfaqen tek 1 në 6 persona në Bashkimin Evropian

Shëndetësia

Problemet me shëndetin mendor shfaqen tek 1 në 6 persona në Bashkimin Evropian

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka njoftuar se situata me shëndetin mendor është përkeqësuar, problemet e shëndetit mendor prekin 1 në 6 persona në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa është bërë thirrje që shëndeti mendor të vendoset në të njëjtin nivel me shëndetin fizik.

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të mbështesë shtetet anëtare që të vendosin shëndetin mendor në radhë të parë.

Ata kanë ofruar disa elemente kryesore për të trajtuar çështjet e shëndetit mendor, sigurimin e shëndetit mendor në punë, mbrojtjen e fëmijëve dhe e të rinjve.

Edhe para pandemisë COVID-19, problemet e shëndetit mendor prekën rreth 84 milionë njerëz në BE dhe këto shifra janë përkeqësuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik.

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik. Këtë e kujtuan sërish qytetarët gjatë Konferencës për Ardhmërinë e Evropës. Sot, ne po bëjmë një hap të madh për të mbështetur shëndetin mendor në Evropë, për më të rrezikuarit, përfshirë njerëzit dhe fëmijët që ikin nga Ukraina. Fëmijë që duhet të kapërcejnë përvoja të tmerrshme. Qasja jonë evropiane, e para e këtij lloji, e vendos shëndetin mendor në të njëjtin nivel me shëndetin fizik dhe përshkruan gjithçka që bëjmë për të siguruar që mbështetja të jetë e aksesueshme dhe e përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për të,” ka theksuar Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat