Kjo është gjendja e lehonës e cila u hodh nga kati i parë në Gjinekologji

Shëndetësia

Kjo është gjendja e lehonës e cila u hodh nga kati i parë në Gjinekologji

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 14:48
Viktoria Jovanovska

Lehona e cila u hodh nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kështu deklaroi sot drejtoresha e Klinikës, Viktoria Jovanovska.

“Kudo në botë dihet se një në 10 paciente lehonë ka një çrregullim të vogël psikologjik, por askund dritaret nuk janë të mbyllura dhe të barrikaduara. Nuk mund t’i mbajmë si të burgosur”, tha Jovanovska, duke iu përgjigjur mediave.

Mjekja theksoi se pacientja në Klinikë nuk kishte probleme të veçanta mendore, përveç se shqetësohej lehtë dhe nuk dëshironte ta ushqej foshnjën me gji.

“Prandaj kemi biseduar me drejtorin e Psikiatrisë që të bëjmë një takim të përbashkët dhe të vijë një psikiatër, edhe pse është një temë tabu dhe nuk e dimë nëse nënat do ta pranojnë. Personalisht mendoj se të gjithë ne në jetën moderne kemi nevojë për psikiatër si këshillë, jo si terapi”, tha Jovanovska.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat