Lindja: A është me të vërtetë një moment kritik për sytë?

Shëndetësia

Lindja: A është me të vërtetë një moment kritik për sytë?

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Në të kaluarën mendohej se shtytjet e kryera në momentin e lindjes mund të rrezikojnë shëndetin e syve.

Sidoqoftë, në shumicën e rasteve nuk është kështu. Vetëm në raste shumë të rralla lindja natyrale e fëmijës përfshin rreziqe për gratë që vuajnë nga problemet e shikimit, veçanërisht miopia e lartë. Kokërdhokët e syve tek gratë miopike kanë tendencë të tendosen nga pas, duke bërë që edhe retina të tendoset nga pas. Kjo tendosje e cila rritet me rritjen e defektit vizual,  mund të shkaktojë çarje të rrezikshme në enët (e gjakut) periferike të syrit.

Në fakt, në kohën e lindjes, për shkak të shtytjeve të nevojshme për ta lindur fëmijën, mund të shfaqet një rritje e presionit të mikrokirulacionit vaskular të retinës, i cili mund të çojë në një thyerje ose një këputje të retinës.

Kapilarët mund të dëmtohen

Është e vërtetë që gjatë lindjes së fëmijëve, sytë mund të pësojnë një problem kalimtar: këputjen e kapilarëve, gjë që shkakton një copëz të kuqërremtë në pjesën e bardhë të syve. Nuk është aspak problem, përveç këndvështrimit estetik, pasi gradualisht zhduket vetë, për një periudhë prej rreth një muaji. Prandaj nuk është e nevojshme që t’i nënshtroheni ndonjë trajtimi.

Komplikime të rralla dhe të parandalueshme

Në çdo rast, gratë që vuajnë nga miopia duhet ta raportojnë gjithmonë tek gjinekologu. Gjithashtu, ata duhet të marrin këshilla nga okulisti. Të dy specialistët, nëse e konsiderojnë situatën në rrezik, mund të rekomandojnë një operacion cezarian, në mënyrë që të parandalojnë çdo dëmtim të syve.

Miopia nuk përkeqësohet

Për një kohë të gjatë u mendua se miopia mund të përkeqësohej seriozisht dhe në mënyrë të pakthyeshme në nëntë muajt e shtatzënisë dhe gjatë lindjes së fëmijës dhe se tek gratë shtatzëna ekzistonte një rrezik më i madh i shkëputjes së retinës, membrana e hollë e vendosur brenda syve. Në fakt, ekspertët besojnë se këto ndjesi frike janë të pabazuara, ndërsa pranojnë se organi vizual pëson ndryshime gjatë shtatzanisë. Sidoqoftë, këto janë pothuajse gjithmonë probleme kalimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat