SHBA, në 2024 pilulë për kontrollin e shtatzanisë pa recetë mjekësore

Shëndetësia

SHBA, në 2024 pilulë për kontrollin e shtatzanisë pa recetë mjekësore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Për herë të parë, në Shtetet e Bashkuara, vitin e ardhshëm do të jetë e mundur marrja e një pilule orale për kontrollin e shtatzanisë pa recetë mjekësore. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderar Igelsias, organizatat për shëndetin e grave thonë se kjo praktikë do të përmirësojë mirëqënien e grave në vend, por disa grupe të tjera kanë ngritur shqetësime.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi këtë muaj shitjen në të gjithë vendin, duke nisur nga fillimi i vitit të të ardhshëm, të kontraceptivit oral Opill, që mund të merret një herë në ditë.

Ky institucion përcaktoi se nësë përdoret sipas udhëzimeve, pilula është e sigurtë dhe mund të ketë më shumë efekt se sa metodat e tjera kontraceptive që përdoren pa recetë mjekësore.

Pacientët nga komunitetet e margjinalizuara pritet të jenë përfitues kryesorë të të ashtuquajturës minipilulë.

“Përfitues do te jënë gratë më të ardhura të ulëta, që kanë mungesa të aftësisë fizike, komuniteti LGBTQI dhe moshat e reja”, thotë Kristyn Brandi nga Kolegji Amerikan i mjekëve obstetër-gjinekolog.

“Ne e dimë se qasja tek kontraceptivët përmirëson jetën e grave duke ua bërë më të lehtë arritjen e objektivave si arsimimi, planifikimi familjar. Po ashtu mund të ndikojë në uljen e prekjes së grave nga varfëria”, thotë demografia Amanda Stevenson

Por disa grupe ngrenë shqetësimin se pilula mund të inkurajojë sjellje të rrezikshme seksuale. Gjithashtu, nëse gratë e marrin pilulën pa recetë ato mund të mos jenë në dijeni mbi efektet anësore negative të këtij ilaçi.

“Jam pak e habitur që mjekët po e mirëpresin këtë, sepse vajzat nuk do të kryejnë kontrolle për sëmundje seksualisht të transmetueshme apo për shtatzani, përpara se të përdorin këto pilula”, thotë Kathleen Raviele nga Asosacioni Mjekësor Katolik.

“Veçanërisht adoleshentet mund të mos i përdorin në mënyrë periodike, ashtu sikurse është e nevojshme, këto pilula. Nëse ato nuk përdoren vazhdimisht mund të shtohen shanset që të mos kenë efekt duke çuar në shtatzëni të padëshiruara”, thotë Michael New nga Universiteti Katolik i Shkencëtareve Socialë të Amerikës

Sipas organizatës për shëndetin e grave Ibis, kontracepitve janë të disponueshme në më shumë se 100 vende. “Nuk jamë në dijeni për ndonjë studim të ri për të kuptuar ndikimin që do te ketë qasja ndaj konstraceptivit në të gjithë vendin, ose qasja ndaj tij pa recetë mjekësore”, thotë Kelly Blanchard nga Organizata Ibis për Shëndetin e Grave .

Sipas analistëve, ndikimi i pilulës Opill në Shtetet e Bashkuara do të varet shumë nga kompanitë e sigurimit shëndetësor, që mund të zgjedhin të mbulojnë ose jo koston e saj.

Aktualisht, kontraceptivët pa recetë nga mjeku nuk mbulohen nga kompanitë e sigurimit shëndetësor, por ligjënvësit demokratë në Uashington kanë depozituar një projekligj të ri për të ndryshuar rregullat./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat