Fiksojeni një herë e mirë, trupi i njeriut nuk përballon dot më shumë se sa kaq nxehtësi

Shëndetësia

Fiksojeni një herë e mirë, trupi i njeriut nuk përballon dot më shumë se sa kaq nxehtësi

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Ndërsa Evropa është duke i bërë ballë valëve ekstreme të të nxehtit, temperturat edhe në kontinete të tjera kanë arritur ekstremet.

Temperatura mbi 50 gradë Celsius kanë arritur në Kinë dhe SHBA, ku edhe në spitale pacientët po mbahen nën kontroll nga mjekët përmesë qeseve të akullit. Britania e Madhe gjithashtu po kalon verën më të nxehtë ndonjëherë. Ashtu siç kanë paralajmëruar edhe Kombet e Bashkuara, tashmë jemi duke jetuar në epokën e 'vlimit global'.

Por pyetja që shtrohet më shpesh ka të bëjë me faktin se deri në sa nxehtësi është i aftë të përballojë trupi i njeriut.
Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se temperaturat e larta ndikojnë kryesisht në rrahjet e zemrës. Në temperaturat 40 gradë Celsius zemra pompon një litër gjak më shumë, në minut sesa në temperturën 21 gradë Celsius.

Kjo rritje e presionit të gjakut është shkaku kryesor se përse në verë ka një numër të lartë vdekjesh për shkak të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Trupi i njeriut është ndërtuar për të funksionuar në një temperaturë bazë në vlerën 37 gradë Celsius dhe sapo temperaturat fillojnë dhe rriten, menjëherë në shëndetin e njeriut fillojnë të shfaqen komplikacione si shqetësime në organe, lodhje, marramendje etj, të cilat nuk duhen neglizhuar, por duhen konsultuar menjëherë më një mjek.

Dhe sipas ekspertëve, temperatuart mbi 40 gradë Celsius trupi i njeriut i përballon me vështirësi shumë të mëdha saqë ndonjëherë rezultojnë fatale dhe të papërballueshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse një nga thirrjet e para të mjekëve në verë është evitimi i daleve në orët me diell të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat