Mjekët paralajmërojnë për trendin e rrezikshëm të rrezitjes që premton "tenin më të mirë ndonjëherë"

Shëndetësia

Mjekët paralajmërojnë për trendin e rrezikshëm të rrezitjes që premton "tenin më të mirë ndonjëherë"

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 14:46
Rrezitje

Mjekët paralajmërojnë për pasojat shëndetësore të një trendi të ri të rrezikshëm që premton “rrezitje më të mirë ndonjëherë”, e gjitha kjo me ndihmën e birrës.

Në përpjekje për t’u nxirë sipas një trend të ri, njerëzit lagen me birrë, ndërsa ekspertët shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes. Ky i ashtuquajtur trend ju vë gjithashtu në rrezik për goditje nga nxehtësia, helmimi nga dielli dhe kanceri vdekjeprurës i lëkurës.

Videot në TikTok të njerëzve që derdhin birrë mbi veten e tyre i kanë tronditur mjekët të cilët thonë se birra nuk bën asgjë të mirë për lëkurën tuaj. Në fakt, mungesa e shtresave mbrojtëse apo kremit të diellit, lejon që rrezet e dëmshme UV ta djegin ose ta dëmtojnë atë.

Ndërkohë, Kathryn Clifford, bashkëthemeluese e organizatës bamirëse për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të lëkurës, Skcin, ka thënë për The Sun se vështirë se mund ta besojë se “ekziston kjo çmenduri”, duke shtuar se dëmtimi nga dielli që mund të shkaktohet edhe nga ky trend, është i lidhur fort me zhvillimin e melanomës –forma më serioze e kancerit të lëkurës.

Ndërkohë, Jason Goldberg, drejtor i SpaSeekers, paralajmëroi se aplikimi i birrës në trup mund ta bëjë trupin të ndjeshëm ndaj helmimit nga dielli.

Helmimi nga dielli nuk do të thotë se vërtet jeni helmuar, por përdoret si term për një rast të rëndë të djegies nga dielli. Është një gjendje e rëndë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV). Ndryshe nga një djegie e lehtë nga dielli, helmimi nga dielli zakonisht kërkon trajtim mjekësor për të parandaluar komplikime të tilla, si dëmtimi i lëkurës, goditja nga nxehtësia dhe kanceri.

Gjithashtu rrezitja me ndihmën e birrës mund të çojë në goditje të nxehtësisë – ndjenja të marramendjes, të përziera dhe temperaturë të lartë që kërkojnë kujdes mjekësor – si dhe në plakje të parakohshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat