Atonia e uterusit, çfarë është dhe si ta dallojmë

Shëndetësia

Atonia e uterusit, çfarë është dhe si ta dallojmë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Atonia e uterusit shfaqet në momentin kur muret e uterusit nuk kontraktohet pas lindjes së fëmijës. Cilat janë rreziqet?

Atonia e uterusit

Atonia e uterusit është një patologji e cila konsiston në humbjen e tonit të muskujve të uterusit gjë e cila shkakton pamundësi të kontraktimit të uterusit pas lindjes.

Bëhet fjalë për një patologji serioze dhe të rëndë që mund të shkaktojë probleme gjatë lindjes si edhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e hemorragjisë pas lindjes.

Menjëherë pas lindjes mjekët marrin masa për të parandaluar atoninë. Përdorimi i medikamenteve që favorizojnë kontraksionet e uterusit është shumë i rëndësishëm për të parandaluar hemorragjinë pas lindjes.

Hemorragjia

Mund të jetë:

Primare: verifikohet gjatë 24 oreëve të para pas lindjes.

Sekondare: verifikohet në një moment të dytë, pra pasi kanë kaluar 24 orë nga lindja.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet që e shkaktojnë një patologji të tillë janë të shumta. Ajo mund të jetë: një infeksion viral, një lindje e tej zgjatur, shtatëzani me binjakë sepse uterusi ka “duruar” peshë shumë të madhe dhe është dobësuar etj. Atonia e uterusit është dicka e vështirë të parashikohet dhe pë këtë është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i përdorimit të medikamenteve që do të parandalojnë diçka të tillë. Atonia e uterusit në raste të rralla mund të shfaqet edhe në lindjet me operacion cezarian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat