Edhe sasia minimale e kafeinës gjatë shtatzënisë ndikon në peshën e foshnjës

Shëndetësia

Edhe sasia minimale e kafeinës gjatë shtatzënisë ndikon në peshën e foshnjës

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Gjatë periudhës së shtatzënisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo.

Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET dhe çfarë NUK DUHET.

Në këtë artikull do të flasim për kafen dhe konsumin e saj gjatë shtatzënisë.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe ekspertë të tjerë thonë se është e sigurt për gratë shtatzëna të konsumojnë deri në 200 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është e barabartë me një filxhan kafe prej 354 miligramë.

Një studim i ri sugjeron që edhe një sasi e vogël e kafeinës mund të ndikojë në peshën e lindjes së bebit.

Gratë që konsumuan mesatarisht 50 miligramë kafeinë në ditë – vetëm një e katërta e kufirit të rekomanduar – lindën fëmijë që ishin 65 gramë më pak se foshnjat e lindura nga gratë që nuk pinin fare kafeinë, sipas raportit të publikuar në Rrjetin “JAMA”.

Studimi ndoqi më shumë se 2,000 gra në 12 vende klinike në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit i kërkuan nënave të ardhshme të vlerësojnë konsumin e tyre të kafeinës dhe gjithashtu përdorën mostrat e gjakut të marra gjatë tremujorit të parë për të përcaktuar nivelet e sakta.

Shumica e grave të përfshira në studim raportuan se pinin 200 miligramë ose më pak kafeinë në ditë. Vetëm 0.7% e grave vlerësuan se pinin më shumë se sasia e rekomanduar ditore.

Në përgjithësi, gratë shtatzëna me nivelet më të larta të kafeinës në gjak lindën foshnje që ishin rreth 85 gramë më pak, 4 milimetër më të shkurtër, 2.7 milimetër më pak në perimetrin e kokës dhe rreth 3.3 milimetër më pak në perimetrin e kofshës sesa foshnjat e grave që nuk kishin pirë fare kafe, ose sasi minimale. Studiuesit thonë se studimi i tyre tregon se edhe sasitë e vogla të konsumimit të kafeinës mund të ndikojnë në peshën e lindjes së foshnjës.

Pra, çfarë do të thotë kjo për ju, nëna? A duhet ta hiqni kafen krejtësisht gjatë shtatzënisë? Jo domosdoshmërisht.

Mjekët japin rekomandimet e tyre si ekspertë bazuar në të dhënat e viteve – jo vetëm në një studim të vetëm.

Pesha e lindjes është komplekse – ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në peshën e foshnjës. Në fund të fundit, ekspertët thonë se duhen bërë më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht se si dieta e nënës dhe marrja e kafeinës ndikojnë tek fëmija i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat