Fentanili plus stimuluesit shkaktojnë “valën e katërt” të krizës së mbidozës me opioide në ShBA

Shëndetësia

Fentanili plus stimuluesit shkaktojnë “valën e katërt” të krizës së mbidozës me opioide në ShBA

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konsideruar se ka filluar një “valë e katërt” e krizës së opioideve, një fazë e karakterizuar nga vdekjet nga mbidoza e shkaktuar nga kombinimi i stimuluesve dhe fentanilit të fuqishëm opioid sintetik.

Vdekjet nga mbidoza në ShBA kaluan 100 mijë persona për herë të parë në vitin 2021, të nxitura nga rritja e opioideve sintetike, të cilat përbënin shtatëdhjetë e pesë për qind të atyre vdekjeve.

Dikur e nxitur nga opioidet me recetë të mjekut dhe më pas nga heroina, kriza prej dekadash u mposht nga opioidet sintetike në mesin e viteve 2010.

Tani ka një sfidë të re: të ashtuquajturat mbidoza me polisubstanca, të cilat përfshijnë më shumë se një ilaç, raporton NBC news.

Përqindja e mbidozimeve që përfshin fentanil dhe një stimulus, më së shpeshti kokainë dhe metamfetaminë, u rrit më shumë se pesëdhjetë herë nga viti 2010 në 2021.

Raportet e autopsisë për njerëzit, vdekjet e të cilëve iu atribuoheshin mbidozave të polisubstancave, vunë re sasi të konsiderueshme të stimuluesve dhe fentanilit në sistemet e tyre, por të dhënat nuk treguan nëse ilaçet ishin marrë së bashku ose në periudha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat