9 sinjalet paralajmëruese të anemisë në trupin tuaj

Shëndetësia

9 sinjalet paralajmëruese të anemisë në trupin tuaj

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit është një nga llojet më të përhapura të sëmundjes.

Megjithatë shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për simptomat e anemisë.

Kur njeriu vuan nga mungesa e hekurit, organizmi nuk prodhon dot rruaza të mjaftueshme të kuqe të gjakut. Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit. Ndërgjegjësimi për simptomat e anemisë mund të ndihmojë njerëzit të shmangin komplikacione të panevojshme e të rrezikshme shëndetësore. Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe në varësi të llojit të anemisë.

Lodhje dhe mungesë energjie

Ekspertët thonë se lodhja e plogështia janë një nga simptomat më të forta të anemisë. Lodhja ndodh si pasojë e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në mbarë trupin. Njerëzit që vuajnë nga anemia ankohen shpesh që janë vazhdimisht të lodhur, të drobitur e pa energji.

Ankthi

Ankthi që shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës është gjithashtu një simptomë e anemisë. Zemra pompon më shumë gjak në përpjekje për të marrë më shumë oksigjen. Një gjë e tillë shkakton rrahje të shpejta të zemrës.

Sëmundja dallohet nga sytë

Një tjetër shenjë paralajmëruese e anemisë vërehet tek sytë. Pjesa e poshtme e syve përmban shumë vena të holla ku kalon gjaku. Nëse kjo zonë duket e zbehtë dhe nuk ka shenja të venave, atëherë me gjasa ju jeni anemikë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me disa prej simptomave të lartpërmendura mund të tregojnë praninë e anemisë dhe të mungesës së oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat