Sëmundjet serioze që mund të dalloni në buzët tuaja – nga kanceri te pneumonia

Shëndetësia

Sëmundjet serioze që mund të dalloni në buzët tuaja – nga kanceri te pneumonia

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Shumë prej nesh na plasariten buzët dhe me afrimin e dimrit mund të jetë koha për vazelinë.

Por përtej buzëve herë-pas-here të thata dhe të çara, sa dini vërtet për gojën tuaj dhe çfarë thotë ajo për pjesën tjetër të trupit tuaj?

Sipas Dr Bernard J Hennessy, një dentist nga Teksasi, ShBA, buzët pësojnë shumë ndryshime gjatë jetës së dikujt.

“Disa nga këto ndryshime mund të tregojnë një problem shëndetësor”, tha ai, raporton “The Sun”.

Por shumë ndryshime janë “të padëmshme”, thotë ai, si rrallimi për shkak të moshës.

Të kesh një ulcerë në brendësi të buzëve që nuk do të largohet, mund të jetë një shenjë e HIV-it.

HIV (virusi i mungesës së imunitetit të njeriut) sulmon sistemin imunitar të trupit dhe, në raste të rralla, mund të çojë në SIDA.

Të gjithëve u plasariten buzët herë pas here, por në disa raste veçanërisht te fëmijët, buzët e krisura mund të jenë shenjë e pneumonisë.

Pneumonia është një infeksion vdekjeprurës që shkakton inflamacion në mushkëri, i cili shpesh zhvillohet pas një sëmundjeje si gripi ose viruse të tjera.

Të kesh një njollë në buzë që nuk do të shërohet, mund të jetë një shenjë e kancerit.

Shkalla e kancerit të gojës, e cila përfshin kancerin e buzëve, janë dyfishuar në 20 vitet e fundit, tregojnë të dhënat nga Fondacioni i Shëndetit Oral në Britani.

Kanceri i buzëve shfaqet në lëkurën e buzëve, por është më i zakonshmi në buzën e poshtme.

Sipas klinikës Mayo, shumica e kancereve të buzëve janë karcinoma me qeliza skuamoze, të cilat janë mjaft të lehta për t’u trajtuar.

Kanceri në buzë mund të shkaktohet nga ekspozimi i tepërt i diellit dhe pirja e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat