​Sëmundjet kronike jo ngjitëse, shkaktar kryesor i vdekjeve në gjithë botën

Shëndetësia

​Sëmundjet kronike jo ngjitëse, shkaktar kryesor i vdekjeve në gjithë botën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur dita e dytë e simpoziumit për sëmundjet kronike jo ngjitëse në Kosovë, nikoqir e të cilit janë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në këtë simpozium u bënë të ditura disa statistika sa i përket të prekurve me sëmundjet e zemrës, diabetit, kancerit etj,.

Drejtori i Shkencës dhe Shëndetit Publik në Federatën Botërore të Zemrës, Sean Taylor derisa prezantoi “Gjendjen e Raportit Botëror të Zemrës 2022”, potencoi se janë rreth 100 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare në Evropë, dhe se numri po shkon duke u rritur, duke u bërë një sfidë për sistemet shëndetësor.

"Janë 100 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare në Evropë, kjo është në vitin 2019, pra ka pasur një rritje prej 99 për qind dhe numri po shkon duke u rritur dhe kjo është një sfidë për sistemet shëndetësore, sepse gjithmonë kemi më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim të sëmundjes kardiovaskulare. Kanë nevojë për sistem shëndetësor të përmirësuar dhe për t'iu mundësuar edhe pagesën për trajtim...Gjysma e vdekjeve janë për shkak të hipertensionit. Pra, kemi 2.3 milionë vdekje dhe faktori kryesor i rreziqeve dhe i vdekjeve në përgjithësi është hipertensioni...Tjetër fakt është ndotja e ajrit, është kontribuuesi i dytë i vdekjeve të sëmundjeve kardiovaskulare i kemi 4.8 milionë vdekje nga ndotja e ajrit, i kemi gjithashtu indeksi i lartë i masës trupore që janë kontribuuese", tha Taylor.

Ndërkaq, menaxherja e lartë e programit në Fondacionin Botëror të Diabetit, Mette Skar potencoi se në aspektin global janë rreth 435 milionë njerëz që jetojnë me diabet dhe se ka gjasa që ky numër të rritet në 700 milionë deri më vitin 2035.

"Në aspektin global 435 milionë njerëz në botë jetojnë me diabet, dhe kjo ka gjasa të rritet në 700 milionë njerëz deri në vitin 2035. Këta persona 435 milionë që jetojnë me diabetin, janë në shtete me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe që deri në vitin 2045 ky numër do të rritet në 634 milionë. Menaxhimi i diabetit nuk është i shtrenjtë, megjithatë mos trajtimi i tij është me të vërtetë i shtrenjtë. Diabeti është shkaktari kryesor i komplikimeve të rënda siç janë sulmet, verbërimi, sëmundjen e veshkave, depresioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe amputimet. Edhe këto komplikime janë me të vërtetë të shtrenjta që të trajtohen...Problemet që shkaktohen nga SJN-të (Sëmundje Jo Ngjitëse) dua të vë në pah disa të përgjigjeve globale në raport me këto sfida. SJN-të kanë qenë pjesë e agjendës së OBSH-së që nga vitet e 80-ta, pavarësisht që janë shkaktari kryesor i mortalitetit në gjithë botën ato nuk kanë marrë vëmendjen e njëjtë politike apo financiare nga komiteti global shëndetësor", tha Skar.

Ndërsa, përmes një prezantimi online, drejtori i Politikave në Organizatën Evropiane të Kancerit, Richard Price theksoi se kujdesi ndaj kancerit është një fushë komplekse dhe shkenca ka në vete kompleksitet sepse çdo ditë kanceri sjellë të reja dhe se sipas tij duhet bashkëpunim të ngushtë për të pasur sukses.

Ai potencoi dy prej shtyllave kryesore mbi të cilat funksionon misioni i tyre si Organizatë Evropiane e Kancerit, e cila shërben si një federatë gjithëpërfshirëse e 42 organizatave evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e kujdesit ndaj kancerit.

"Misioni jonë i ka dy shtylla kryesore, e para është politika dhe avokimi, kur flasim për nivel qeveritar apo OBSH-ja dhe shteteve të BE-së, kemi organizata të ndryshme të cilat, ndonjëherë nga aspekti qeveritar mund të jenë konfliktuoze dhe hutuese, mirëpo pak a shumë detyra jonë është që të ngrisim politikat në një nivel tjetër. T'ia ofrojmë shoqëritë së bashku, t'i kemi pikat, mesazhet e përbashkëta t’u reagojmë nevojave që janë të rëndësishme për neve dhe pacientët...Ne kemi edhe shtyllën e dytë, këtu tentojmë që të përçojmë dhe të fascilitojmë në tema të fokusuara në gjithë...Pra ne kemi krijuar 10 rrjete të fokusuara me tema të fokusuara në vitin 2022, pra koncepti këtu është që t'i sjellim së bashku ekspertizat e ndryshme në politikat sa i përket kancerit. Pra, e kemi parandalimin, e kemi zbulimin e hershëm të rrjetit të ekzaminimit”, tha Price.

Ndërkaq, në kuadër të panelit, i pyetur nëse Kosova mund të përfitojë financim nga kjo organizatë, Price u përgjigj duke thënë se ende nuk ka struktura në vend për financimin nga BE-ja në Kosovë, sa i përket trajtimit të kancerit.

Se sëmundjet kronike jo ngjitëse përbejnë përqindjen më të lartë të vdekjeve e thotë edhe udhëheqësi i projektit HAP në Shqipëri, Besim Nuri, i cili potencoi se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve.

"Mund ta shikoni se cilat janë shkaqet kryesore të sëmundjeve në Shqipëri në periudhën 2018-2022, shkaqet kryesore të vdekjeve. Kemi sëmundjet kardiovaskulare në radhë të parë dhe është një trend në rritje, pastaj janë tumoret si shkaku i vdekjeve dhe pastaj sëmundjet respiratore...Kryesisht meshkujt vdesin më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe në këtë tabela keni të dhënat e vdekjeve...Ka një tendencë tek të rinjtë që këto sëmundje të vijnë në rënie, atëherë ku është problemi pse vdekshmëria e përgjithshme rritet, kurse e standardizuar ulet, ka një problem të madh në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera të zhvilluara, në Shqipëri po instalohet në mënyrë të rëndësishme, që janë problemet e ndryshimeve demografike...Piramida e para 13 vjetëve është me bazë më të gjerë, ka pasur më shumë lindje dhe kjo piramidë e sotme është më e ngushtë pra numri i lindjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme", tregoi Nuri.

Po ashtu, në kuadër të këtij simpoziumi foli edhe zëvendësdrejtori i Swiss TPH, Kaspar Wyss, derisa tregoi për kontrollin e sëmundjeve jo ngjitëse nga një perspektivë botërore të shëndetit.

"Shtylla e parë është kujdesi shumë i fuqishëm parësor, më pastaj shkon tek pjesa e sipërme që është pjesa e referimit dhe spitaleve, në anën e djathtë e shihni se si funksionin alokimi në shumë shtete, ku pjesa më e madhe e burimeve shkojnë tek spitalet, shfrytëzohen për kujdesin spitalor. Ne si komunitet do të preferonim që fokusi i alokimit të burimeve të shkojë tek shkojë tek kujdesi parësor shëndetësor, pastaj tek dytësori...Njerëzit sot hanë ushqime shumë më të llojllojshme sesa para 50 vjetësh, kjo është diçka që do të na pëlqente nga perspektiva e kujdesit të shëndetit. Një dietë e balancuar me shumë fruta me shumë perime, dhe nëse shohim 50 vite parapa në histori, sigurisht që do të kishim shumë më pak zgjidhje në aspekt të ushqimit. Në anën tjetër e shohim edhe tendencën kur flasim për kontrollin e SJN-ve, dhe tregun ndërkombëtar, shohim që ka shumë shqetësimin e parandalimit të SJN-ve", tha Wyss.

Ndërkaq, në këtë simpozium do të diskutohet për ndotjen e ajrit dhe ndikimin në shëndet, pastaj për hipertensionin, diabetin si dhe për sëmundjet malinje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat