Pozita e joga sirsasana për punë më të mirë të gjëndrave tiroide dhe dukje rinore

Shëndetësia

Pozita e joga sirsasana për punë më të mirë të gjëndrave tiroide dhe dukje rinore

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Joga e trupit për shëndet të tërësishëm – Ja se si bëhet kjo pozitë për punë më të mirë të gjëndrave, qarkullim dhe ngritje të vetëbesimit

Pozita joga sirsasana – qëndrimi në kokë me këmbë të lakuara i jep freski fytyrës dhe lëkurës, sepse ndikon në rregullimin e sistemit tonë endokrin.

Gjëndrat të cilat rregullojnë prodhimin dhe balancimin e hormoneve përtëriten dhe mbushen me energji. Fytyra jonë bëhet më e tendosur dhe më e freskët, ndërkaq trupi më elastik dhe më i fortë, gjë që ngadalëson procesin e plakjes.

Ky ushtrim shpejt ngre vitalitetin dhe vetëbesimin, sepse dërgon oksigjen në tru dhe kështu përmirëson qarkullimin e gjakut në kokë.

Duke ushtruar qëndrimin në kokë përmirësojmë qarkullimin e tërë trupit tonë, qarkullimin e gjakut, të të gjitha organeve vitale dhe gjëndrave endokrine, të cilat janë përgjegjëse për punën normale të hormoneve.

Gjaku i papastër i grumbulluar në këmbët tona kthehet mbrapa në drejtim të zemrës, atje pastrohet dhe shpërndahet mbrapa, në mënyrë të barabartë në të gjitha pjesët e trupit tonë.

Këto pozita janë të mira për personat të cilët kanë probleme me vena, ngërçe në këmbë si edhe te problemet menstruale. Është jashtëzakonisht i mirë për femrat në menopauzë.

Gërshetoni gishtat e duarve, hapni bërrylat ashtu që të formoni trekëndësh stabil ku do ta vendosni majën e kokës dhe të bartni peshën e trupit në bërryla dhe duar.

Trekëndëshi juaj duhet patjetër të jetë stabil dhe i fuqishëm në mënyrë që të arrini të ngrini gradualisht këmbët.

Pas ushtrimit të rregullt dhe kur të jeni të sigurt në qëndrimin në kokë, mund të bëni variacione si p.sh. lakimin e këmbës (shqiponjë).

Vërejtje: Fillestarëve kjo pozitë nuk u rekomandohet pa mbikëqyrje të instruktorit. Ushtrimi bëhet gradualisht dhe preferohet që në fillim të bëhet mbështetur për mur. Në këtë pozitë të ushtrimit qëndrohet vetëm aq sa na duket e këndshme dhe e lehtë.

Ushtrimi nuk bëhet nëse kemi lëndime qafe apo shpine, probleme me zemrën, probleme me shtypjen e gjakut si edhe gjatë shtatzënisë.

Rekomandohet që para fillimit të ushtrimit të konsultoheni me mjekun apo instruktorin e jogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat