Si të qëroni shegën vetëm për 2 minuta

Shëndetësia

Si të qëroni shegën vetëm për 2 minuta

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ky frut magjik i njohur pothuajse për të gjithë ne për vetitë shëruese që posedon, vazhdimisht po vjen duke na befasuar me shumë të mira të tjera.

Por shumica përtojnë t’a konsumojnë për shkak të qërimit të saj. Prandaj ne po iu rendisim këto hapa shumë të thjeshtë sesi t’a qëroni shegën për vetëm 2 minuta.

Ju nevojiten:

1 kokërr shegë

1 thikë

Merrni shegën në njërën dorë dhe me dorën tjetër merrni thikën dhe bëjini shegës një prerje horizontale nga lart. Hiqni pjesën e sipërme të lëvores së shegës. Në këtë moment bëjini shegës 6 prerje dhe do të shihni se si do të ndahet në 6 pjesë të barabarta. Tani e keni shumë kollaj pasi cipa e bardhë është shkëputur vetë nga kokrrizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat