A ndikon madhesia e barkut ne shendetin e bebes?

Shëndetësia

A ndikon madhesia e barkut ne shendetin e bebes?

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Përmasat e barkut!

Dikush mund t’ju thotë se keni një bark të madh dhe dikush se keni një bark të vogël por asgjë nuk është e përcaktuar. Barku mund të jetë i ndryshëm për gra të ndryshme, megjithatë shpesh komente të tilla na bëjmë të mendojmë se diçka nuk shkon tek fëmija dhe kryesisht tek pesha. Por a ka në të vërtetë një lidhje midis tyre?

Do të lind një bebe të madhe apo të vogël? Ja 7 faktorët që ndikojë në madhësinë e barkut.

• Gjatësia e gruas ka ndikim të madh. Nëse jeni e gjatë barku juaj do të jetë më i vogël dhe nëse jeni e shkurtër barku juaj do të shfaqet më shpejt, duke pasur gjithashtu edhe përmasa më të mëdha.

• Nëse është shtatzania juaj e parë muskujt e barkut do të hapen më pak dhe për pasojë barku do të duket më i vogël.

• Pozicioni i bebes do të ndryshojë vazhdimisht, kryesisht në fund të trimestrit të dytë. Edhe forma e barkut tuaj do të ndryshojë në varësi të pozicionit të bebes.

• Vendosja e zorrëve tuaja ndikon gjithashtu. Me rritjen e uterusit, zorrët tuaja mund të pozicionohen pas tij duke e bërë barkun të duket më i vogël ose anash tij duke e bërë të duket më i madh.

• Varet se çfarë forme ka trupi juaj nga shtatzania e mëparshme. Nese keni muskuj jo të tonifikuar barku do të zmadhohet shumë, dhe nëse jeni marrë me sport ai do të duket shumë i vogël.

• Sasia e lëngut amniotik ndikon gjithashtu, bashkë me moshën e shtatzanisë tuaj. Gjatë 20 javëve të para lëngu amniotik prodhohet nga lëngjet e fëmijës dhe më pas nga sekrecionet e mushkërive si edhe nga urina. Pra në varësi të javës së shtatzanisë edhe sasia e lëngut të prodhuar ndikon.

• Edhe madhësia e bebes ndikon. Në këtë aspekt ka rëndësi edhe faktori gjenetik, me shumë mundësi bebja juaj do të ketë peshë të përafërt me prindërit. Nëse ju jeni të gjatë e tillë do të jetë edhe bebja juaj.

Pra askush nuk mund të gjykojë përmasat e barkut tuaj vetëm duke e parë, këtë nuk mund ta bëjë as mjeku juaj. Përmasat e tij ndryshojnë në varësi të javës së shtatzanisë dhe kjo do të jetë diçka e ndryshme për gra të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat