Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

Shëndetësia

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 21:24
Ilustrim

Ato janë më shumë se të këqija. Janë të makthshme, torturuese dhe përndjekëse. Pikërisht kur ne kemi nevojë për të pushuar, ata vijnë e na e marrin gjithçka duke na lënë frikë, panik dhe tmerr. Gjumi i shqetësuar, zgjimi i papritur, të qara në mes të natës, pa dyshim që janë ankthe.

Një fakt normal, madje i dobishëm për psikiken tonë sepse ndihmon të “harmonizojë” frikat tona.

Psikologë dhe neurologë vinë në ndihmë të pyetjeve tona për të kuptuar se çfarë ndodh kur gjumi i mirë, bëhet një ankth.

Çfarë janë ëndrrat e këqija?

Janë ndryshime të gjumit dhe të ëndrrave, ato vijnë në forma të ndryshme.

Për shembull ëndrrat e fëmijëve?

Ato janë më të njohurat, në këtë rast flitet për pavor nocturnus: ndodh që fëmijët të zgjohen në fillim, por pa kujtuar asgjë nga ajo që po ëndërronin.

Zakonisht pavor nocturnes është gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe në fakt fëmijët duken të terrorizuar. Sëbashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike të gjumit te fëmijëve.

Zakonisht ndodhin në moshën parashkollore, për shkak të ankthit nga ndarja e prindërve apo nga frika e braktisjes. Janë fenomene absolutisht normale, behën pataologjike vetëm nësë ato bëhën të përditshme.

Edhe të rriturit shpesh kanë makthe

Sigurisht, është një aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh që ëndrrat “degjenerjnë” me ngjyresa negative.

Nuk është për t’u shqetësuar, makthi është një mënyrë normale e reagimit të trurit me ankthet e përbashkëta, me friken apo me traumat e vogla të jetës së përditshme.

Një nga shkaqet me të zakonshme është përdorimi i alkoolit, një substancë në gjendje të ndryshoje superegon tonë; në fazën e zgjimit alkooli jep eufori, në fazë gjumi alkooli transformon superegon tonë, ose ideali i supozuar ku ne tentojmë me sjelljet tona, në diçka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.

Cilat janë format e tjera të makthit që ekzistojnë?

Ka ëndrra të frikshme ose makthe të vërteta që nuk ndodhin gjatë fazës REM, por në fazat e para të gjumit.

Janë ëndrra të këqija që nuk gjejnë zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojnë ankth.

Ndërsa makthi tradicional ndodh në fazën REM (Rapid Eye Movement) apo kur ëndërrojmë, makthi nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr që merr një rrugë ndryshe dhe bëhet diçka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmonë një funksion të harmonizimit.

Makthi i vërtetë ka të bëjë me gjëra që janë të pamundura të ndodhin, është një mekanizëm mbrojtës i psikikes tonë, edhe në ëndërr mund të shfryje friken më të madhe, por qe nuk të privon kurrë nga një rrugëdalje: Hapni sytë dhe të jeni të vetëdijshëm që vetëm keni ëndërruar.

Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe fëmijëve të tyre, asnjë nga personat që ishte në kampin e përqëndrimit, nuk ka ëndërruar kurrë gjatë natës.

Por megjithatë kanë ëndërruar fëmijët e tyre, kampi ishte, për fatin e tyre, një gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si një frikë e thellë, por ende i ”paëndërrueshëm”, ndryshe nga ata që e kishin jetuar nën lëkurën e tyre.

Nëse është i përseritur dhe i vazhdueshëm, është tregues i një sikleti apo gjendjes së ankthit.

Por është e pamundur ta përgjithësosh, sepse mund të jenë shumë motive përse bëhen makthe të shpeshta.

Çfarë janë iluzionet hypnopompic?

Imazhet, më së shumti monstruoze, të cilat vijnë kur është momenti për te fjetur. E quajmë si “te menduarit vizual”, është një ndryshim mormal i gjendjes së vetëdijes, tipike në fazat e gjumit.

Përse të flesh mirë është e rëndësishme për psikiken?

Një foshnje ende në barkun e nënës fillon të ëndërrojë në muajin e tretë të jetës, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror.

Shkaksia e ëndrrave të këqija

Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi – që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija.

Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës. Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat