Joga e nxehtë mund të ndihmojë në mposhtjen e depresionit, pretendon studimi

Shëndetësia

Joga e nxehtë mund të ndihmojë në mposhtjen e depresionit, pretendon studimi

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se praktikimi i rregullt i jogës së nxehtë mund të rrisë disponimin tuaj.

Vetëm një seancë joga e nxehtë në javë mund të ndihmojë në uljen e simptomave të depresionit, sipas rezultateve të një sprove klinike.

Për të parë përfitimet, megjithatë, do t’ju duhet të duroni temperatura deri në 40.5 gradë Celsius gjatë kryerjes së pozave dhe ushtrimeve të frymëmarrjes në kushte të nxehta dhe të lagështa.

Studimi zbuloi se të rriturit me depresion të moderuar deri në të rëndë përjetuan reduktime “dukshëm më të mëdha” të simptomave depresive në krahasim me një grup kontrolli që nuk mori pjesë në seanca.

Studimi tetë-javor, i udhëhequr nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, i ndau 80 nga të rriturit në dy grupe të rastësishme, raporton Euronews.

Gjysma shkuan në seancat 90-minutëshe të jogës së nxehtë ose Bikram dy herë në javë, ndërsa grupit tjetër iu tha se po vendoseshin në një listë pritjeje dhe nuk merrnin asnjë trajtim.

Në përgjithësi ata që morën pjesë ndoqën mesatarisht 10 orë gjatë tetë javëve.

Studiuesit zbuluan se gati 60 përqind e pjesëmarrësve të jogës së nxehtë përjetuan një rënie prej 50 përqind ose më të madhe në simptomat e tyre, krahasuar me vetëm 6.3 përqind të pjesëmarrësve në listën e pritjes.

Ata zbuluan gjithashtu se 44 përqind e atyre bëjnë joga kishin parë një përmirësim dramatik të simptomave saqë nuk klasifikoheshin më si depresivë, krahasuar me vetëm 6 përqind të grupit të listës së pritjes.

Ekipi tha se simptomat e depresionit u reduktuan edhe te pjesëmarrësit që morën vetëm gjysmën e ‘dozës’ së përshkruar duke sugjeruar që seancat e yogas së nxehtë vetëm një herë në javë mund të ishin të dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat