Çfarë i shkakton rrathët e verdhë poshtë syve: Problem estetike apo shëndeti?

Shëndetësia

Çfarë i shkakton rrathët e verdhë poshtë syve: Problem estetike apo shëndeti?

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:27
Ilustrim

Rrathët e zinj rreth syve nuk janë vetëm një problem estetik

Zakonisht tregojnë gjendjen e organizmit dhe përveç rrathëve blu nën sy shfaqen edhe ato të verdha.

Një numër i madh njerëzish nuk flenë siç duhet, mirëpo për një individ, mungesa e gjumit mund të çojë në mosfunksionime të panumërta, duke filluar nga zemërimi deri te problemet kardiovaskulare dhe kjo është gjithashtu një nga arsyet kryesore për shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Megjithatë, faktorë të ndryshëm mund të çojnë në rrathë të errët me nuanca të verdhë, kafe, vjollcë ose blu.

Shkaqet e rrathëve të verdhë nën sy

Për fat të mirë, rrathët e verdhë poshtë syve zakonisht nuk janë shkak për shqetësim mjekësor. Mirëpo, nëse keni ënjtje, kruajtje ose skuqje në sy ose rreth syrit, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Përndryshe, rrathët e errët me nuanca të verdha janë zakonisht rezultat i gjenetikës, dermatitit, alergjive, hormoneve, mbajtjes së ujit, plakjes, qarkullimit të dobët, ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve të diellit, konsumit më të madh të kripës ose, kuptohet, mungesës së gjumit.

Në përgjithësi, njerëzit me tone të errëta të lëkurës kanë më shumë gjasa ta përjetojnë atë për shkak të gjenetikës. Të moshuarit janë gjithashtu më të prirur ndaj shfaqjes së rrathëve të errët poshtë syve.

Zgjidhjet

Një nga mënyrat kryesore për të hequr qafe rrathët e zinj është gjumi i qetë. Në përgjithësi rekomandohet që të rriturit ndërmjet moshës 18 dhe 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë në natë. Përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën mund të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së lëngjeve nën sytë tuaj, duke rezultuar në më pak ënjtje kur zgjoheni në mëngjes. Për më tepër, ju mund të përdorni tranguj, qese çaji të ngrirë ose kompresa të ftohta për të parandaluar ënjtjen dhe për të ndihmuar në heqjen e rrathëve të zinj.

Reduktimi i ushqimeve të kripura, përdorimi i korrektorit dhe kalimi në grim me bazë uji janë gjithashtu zgjidhje të mundshme. Reduktimi i konsumit të alkoolit, shmangia e produkteve të duhanit dhe aplikimi i rregullt i kremit kundër diellit janë gjithashtu mënyra për të shmangur rrathët e zinj, shkruan The List.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat