Pse gjumi bëhet akoma dhe më i vështirë kur plakemi?

Shëndetësia

Pse gjumi bëhet akoma dhe më i vështirë kur plakemi?

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:21
Ilustrim

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht me plakjen, mund të mendoni se të moshuarit thjesht kanë nevojë për më pak gjumë. Por ky është vetëm një mit! Të moshuarit kanë nevojë për gjumë po aq sa të rinjtë edhe pse mund të jetë më e vështirë të arrihet.

Disa arsye se pse mund të jetë e vështirë të flini ose të qëndroni në gjumë gjatë gjithë natës.

Keni probleme të caktuara shëndetësore

Shumë çrregullime shëndetësore duke përfshirë urthin, artritin, problemet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive, mund ta bëjnë më të vështirë gjumin gjatë natës. Gjithashtu çrregullimet e gjumit, të tilla si apnea e gjumit, por edhe menopauza, mund ta vështirësojë për këdo këtë proçes.

Urinoni shpesh gjatë natës

Kjo mund të jetë për shkak të prostates së zmadhuar, të cilën ka më shumë të ngjarë ta përjetoni me kalimin e moshës ose mund të jetë rezultat i ilaçeve.  Për shembull, nëse merrni një diuretik për presionin e gjakut, mund t’ju duhet të urinoni më shpesh.

Cikli juaj cirkadian ka ndryshuar

Çdo gjë në trupin tënd, funksion në një cikël 24-orësh, duke filluar që nga zakonet e të ngrënit, deri tek cikli gjumë-zgjim. Dhe me kalimin e moshës ndodh një zhvendosje natyrore cirkadiane.

Melatonina, hormoni që shkakton ndjenjën e përgjumjes, prodhohet dhe çlirohet më herët në ciklin cirkadian të trupit. Gjithashtu kur plakeni, trupi juaj ka më pak melatoninë në përgjithësi. Për shembull nëse më parë flinit në orën 10:00, tani trupi juaj është gati për të rënë në gjumë më herët. Kjo gjë ju bën të zgjoheni herët.

Si mund të përmirësoni sasinë dhe cilësinë e gjumit

Duke u konsultuar me mjekun, përpiquni të gjeni një orar të përshtatshëm gjatë ditës, për të marrë ilaçet që ju shkaktojnë shqetësime gjatë natës.

Mos konsumoni pije gjatë orëve të mbrëmjes, që të shmangni urinimin gjatë natës. Gjithashtu evitoni konsumin e pijeve energjike gjatë orëve të pasdites.

Përshtasni ambientin e fjetjes për një gjumë më të rehatshëm. Për shembull largoni orën, zhurma e së cilës mund t’ju shqetësojë. Ndërroni jastëkun ose dyshekun, nëse ato ju shkaktojnë parehati apo dhimbje.

Kryeni aktivitet fizik, qoftë edhe një ecje, përpara gjumit. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe më gjatë.

Shmangni orët e fjetjes gjatë ditës, pasi kjo do të ndikojnë në gjumin e natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat