Zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke? Këto mund të jenë arsyet qe e shkaktojnë atë

Shëndetësia

Zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke? Këto mund të jenë arsyet qe e shkaktojnë atë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:30
Ilustrim

Kur ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur para se të flemë, në përgjithësi e dimë se do të zgjohemi më të çlodhur dhe plot energji. Mirëpo jo gjithmonë është kështu.

Sipas një studimi, një në 13 persona ka dhimbje koke kur zgjohet, por shpesh këto dhimbje koke nuk janë diçka për të cilat duhet të shqetësohemi.

“Dhimbjet e kokës në mëngjes janë të zakonshme. Nëse ato ndodhin herë pas here, ndoshta nuk është asgjë serioze. Megjithatë, zgjimi rregullisht me dhimbje koke mund të tregojë një shkak specifik. Kjo ndonjëherë është një gjë e mirë sepse do të thotë se po marrim një sinjal se diçka mund të ndodhë në organizëm, kështu që mund të ndikojmë në parandalimin e shkaktarit.

Nëse zgjoheni rregullisht me dhimbje koke në mëngjes për disa kohë, para së gjithash duhet të keni parasysh se nuk jeni vetëm dhe se ky është një fenomen shumë i zakonshëm pavarësisht mosha dhe shëndeti i përgjithshëm”, thotë Dr. Nasima Shadbehr, neurologe dhe drejtuese e klinikës së dhimbjeve të kokës në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai.

Ka disa arsye të mundshme pse zgjoheni me dhimbje koke.

-Ju keni migrenë ose  tension

-Flini gjumë me vështirësi

-Përdorni shumë qetësues kundër dhimbjeve

-Keni ngrënë ose keni pirë diçka

-Jeni në akth ose në depresion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat