Katër shkaktarët e problemeve me ereksion

Shëndetësia

Katër shkaktarët e problemeve me ereksion

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Problemet me ereksion apo disfunksioni erektil është diçka që u ndodh thuajse të gjithë meshkujve në ndonjë fazë të jetës së tyre

Ndonëse ky problem i prekë disa meshkuj më herët se tjerët, faktikisht ka disa gjëra që mund të jenë duke jua shkaktuar këtë lloj problemi.

Depresioni

Emocionet seksuale fillojnë në kokë e pastaj zbresin poshtë. Depresioni mund t’jua dëmtojë dëshirën për seks dhe kjo shpie në probleme me ereksion.

Ironikisht, shumica e ilaçeve që përdoren për ta trajtuar depresionin munden edhe t’jua shtypin dëshirën seksuale dhe t’jua vështirësojnë ereksionin.

Alkooli

Mund të mendoni se duke i pirë disa gota alkool vetëm sa do t’ju ngritet disponimi për seks, por faktikisht është e kundërta.

Konsumimi i tepërt i alkoolit e pengon ereksionin, ndonëse efektet zakonisht janë të përkohshme.

Lajmi i mirë është se konsumimi i moderuar i alkoolit – një deri në dy pije në ditë – mund të ketë efekt të mirë shëndetësor, siç është reduktimi i rreziqeve të sëmundjeve të zemrës.

Ilaçet

Një listë me ilaçe të ndryshme mund të shkaktojnë probleme me ereksion, duke përfshirë ilaçe të caktuara për kontrollimin e shtypjes së gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve dhe antidepresuesit.

Mos ndaloni së përdoruri këto ilaçe pa u konsultuar me doktorin.

Stresi

Nuk është lehtë të shkoni në shtëpi dhe të dëshironi seks kur jeni të mbushur me përgjegjësi në punë e në shtëpi.

Stresi shkakton dëme në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe në penis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat