Sa është e dëmshme ta pini ujin që ka qëndruar gjatë natës

Shëndetësia

Sa është e dëmshme ta pini ujin që ka qëndruar gjatë natës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Lënia e një gote me ujë në tavolinën pranë shtratit, është një praktikë relativisht e shpeshtë. Nëse zgjoheni të etur në mes të natës ose në mëngjes, do të jeni mirënjohës për lëngjet lehtë të disponueshme. Por, a është vërtet e mirë kjo praktikë për shëndetin tuaj?

Edhe pse uji nuk ka një datë skadence dhe nuk mund të prishet domosdoshmërisht, duhet të mendoni dy herë përpara se të vendosni të pini ujin që ka qëndruar gjatë natës në tavolinën tuaj. Siç transmeton LiveStrong, toksikologia Kelly Johnson Arbor nga National Capital Poison Center ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse pini ujë që “ka qëndruar gjatë natës”.

Mund të kontaminohet

Pa një kapak, ndotësit mund të hyjnë në gotën tuaj me ujë. Gota e hapur është e ndjeshme ndaj ndotjes nga pluhuri dhe insektet. Edhe pse – sipas Mayo Clinic – trupi juaj i tret insektet ashtu si çdo ushqim tjetër, shumë njerëz nuk do të jenë të lumtur të dëgjojnë se në fakt të pish një gotë ujë gjatë natës nënkupton edhe gëlltitjen e ndonjë insekti.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se kimikatet toksike mund të gjenden në pluhurin e shtëpisë dhe me kalimin e kohës, marrja e sasive të mëdha lidhet me probleme shëndetësore.

Mund të ketë shije të hidhur

Nëse keni pirë ndonjëherë një gotë ujë që ju ka mbetur gjatë natës, mund të keni vënë re një ndryshim të lehtë në shije. Kjo është për shkak se kur lini një gotë ujë jashtë gjatë natës, gazrat në ajër duke përfshirë dyoksidin e karbonit treten në ujë. Kështu, dyoksidi i karbonit shndërrohet në acid karbonik dhe uji bëhet i hidhur.

Mund të përmbajë baktere

Sipas NIH, ka rreth 700 lloje mikrobesh në gojën tonë dhe pirja nga e njëjta gotë do të rezultojë në shpëlarje, që do të thotë se uji do të përzihet me bakteret në gojën tuaj përpara se të kthehen në gotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat