Këto janë mënyrat se si truri të paralajmëron që do të të vijnë periodat

Shëndetësia

Këto janë mënyrat se si truri të paralajmëron që do të të vijnë periodat

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Jo se duam të të bëjmë të ndihesh keq, por sa më pranë ciklit të jesh, aq më shumë nerva dhe probleme do kesh. Pastaj, boom, do të të vijnë periodat dhe bota do të ketë prapë ngjyra.

Çdo grua përjeton simptoma të ndryshme në një pikë të jetës së tyre, ndërsa çdo 1 në 20 gra kanë simptoma që janë mjaftueshëm të rënda sa për t’i penguar të vazhdojnë të jetojnë jetën normale.

Nëse deri më sot gjithçka që të paralajmëronte ardhjen e periodave ishte: dhimbjet e barkut, fryrja dhe luhatjet e humorit, më lejo të të tregojmë disa simptoma të tjera. Nëse i ndjen, urime, nuk je shtatzënë pa dijeninë tënde!

Po bën vrapin tënd të përditshëm dhe ngelesh pa frymë në gjysmë të rrugës.

Fajin e kanë hormonet. Kjo ndodh fare pak përpara se të vijnë periodat.

Thithkat janë të forta dhe duhet të veshësh reçipeta 24/7.

Gjoksi bëhet i fortë, i madh, i ngritur dhe i ndjeshëm.

Krejt papritur ndihesh sikur do heqësh dorë nga një huq i keq.

Gratë që pinë duhan, ka më shumë gjasa të heqin dorë para ardhjes së periodave.

Nuk e merr dot veten nga “dita e këmbëve”.

Ke një të nxirë që nuk shërohet apo nuk po merr dot veten nga dhimbja e muskujve? Fajin e kanë periodat. Gratë shërohen më ngadalë nga dëmtimet e muskujve javën para periodave.

Të hahet mish.

Edhe nëse nuk të pëlqen shumë të hash mish, dëshira për të ngrënë mish të kuq mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese që do të të vijnë periodat shumë shpejt.

Fiksohesh me peshoren.

Ndihesh e fryrë, patjetër, megjithëse, mund të mos e lësh me kaq. Para ardhjes së periodave mund të fiksohesh me kilet e tepërta, peshoren dhe imazhin tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat