Ftohje ose grip gjatë shtatzënisë: Ja si t’i trajtoni

Shëndetësia

Ftohje ose grip gjatë shtatzënisë: Ja si t’i trajtoni

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Kur jeni shtatzënë, gjithçka që ju ndodh mund të ndikojë jo vetëm te trupi juaj, por edhe te bebi. Përpara shtatzënisë, nëse jeni ftohur ose jeni sëmurë me grip, mund të keni marrë ilaçe, por gjatë shtatzënisë, gjërat mund të ndërlikohen disi.

Sipas shumicës së mjekëve, është mirë të shmangni të gjitha medikamentet në 12 javët e para të shtatzënisë, sepse kjo është një fazë kritike për zhvillimin e organeve të fetusit.

Gjithashtu duhet të shmangni ilaçet e mëposhtme (përveç nëse mjeku jua rekomandon):
- aspirinë
- ibuprofen
- naproksen
- kodeinë
- bactrim, (antibiotik)

Disa medikamente që konsiderohen të sigurta pas javës së 12 janë janë shurupet e thjeshta për kollën; medikamente për urthin, të përzierat; acetaminofen për dhimbje apo temperaturë etj.

Trajtimi i gripit/ftohjes në shtëpi

Kur sëmureni gjatë shtatzënisë, hapat e parë duhet të jenë:
- pushoni
- pini shumë lëngje
- bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë nëse keni dhimbje fyti ose kollë
- shtoni mjaltë ose limon në çaj
- konsumoni supë pule për të ndihmuar në lehtësimin e inflamacionit
- dushi i nxehtë mund t’ju ndihmojë
- hani ushqime të shëndetshme

Gjëra të tjera që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun për t'u sëmurur:

- lani duart shpesh
- flini mjaftueshëm gjumë
- shmangni kontaktin me familjarë ose miq të sëmurë
- bëni aktivitet fizik
- reduktoni stresin

Kur duhet të telefononi mjekun? Megjithëse shumica e ftohjeve nuk shkaktojnë probleme për fetusin, duhet ta merrni më seriozisht gripin. Kërkoni ndihmë të specializuar mjekësore nëse përjetoni simptomat e mëposhtme:

- marramendje
- vështirësi në frymëmarrje
- dhimbje gjoksi
- konfuzion
- të vjella që nuk pushojnë
- temperaturë e lartë që nuk ulet
- zvogëlim i lëvizjeve të bebit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat