Kjo shprehi e keqe që e kemi pothuajse të gjithë sapo hapim sytë, po na shkakton dëme në tru

Shëndetësia

Kjo shprehi e keqe që e kemi pothuajse të gjithë sapo hapim sytë, po na shkakton dëme në tru

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Sipas studiuesve, të shohësh telefonin menjëherë në mëngjes është zakoni më i keq që mund të keni, ndaj nëse po kërkon t’i vendosësh vetes një qëllim për këtë vit, ajo që duhet të bësh është të heqësh dorë nga ky zakon

Neuroshkencëtaria, Emily McDonald ka theksuar se mes shprehive të këqija si: qëndrimi i gjatë në telefon, konsumi i tepërt i sheqerit, volumi i lartë në kufje dhe gjumi i pakët; përdorimi i telefonit sapo hap sytë është më i keqi.

Sipas studiuesve, arsyeja pse e kemi aq të vështirë të largohemi nga telefoni është efekti i “shpërblimit” që vjen si sinjal në tru kur gabojmë me parashikimet. Kjo shkakton rritje të nivelit të dopaminë.

E thënë ndryshe me një shembull; kur ne “lundrojmë” në rrjete sociale, automatikisht nuk e parashikojmë dot çfarë do shohim dhe kur informacioni që marrim është interesant dhe i papritur, truri merr të njëjtin efekt si të ishte para një makinerie në kazino, kur jemi duke pritur për të fituar. Ky detaj është nxitësi kryesor i krijimit të këtyre zakoneve.

Por pse duhet shmangur ky veprim kur sapo jemi zgjuar?

Kur ne zgjohemi, valët e trurit janë më të forta se çdo herë dhe kanë fuqinë që ta marrin informacionin e parë që i japim si bazën e humorit të gjithë ditës.

Kur hyjmë në rrjete sociale sapo zgjohemi, dopamina rritet dhe kështu kemi predispozitën që truri të shpërqendrohet gjatë gjithë ditës për të parë telefonin më shumë, me dëshirën e rritur që të “konsumohet” informacion i shpejtë.

E thënë me fjalë të tjera, truri pëson të njëjtin efekt që ka trupi kur hamë të ëmbla në mëngjes, glukoza në gjak rritet shumë dhe gjithë ditën vazhdojmë të kemi dëshirë për të ëmbla.

Studimet e viteve të fundit kanë zbuluar se vëmendja jonë është ulur nga 12 në 8 sekonda, por ndikimi i telefonit në trurin tonë ka pasoja edhe më serioze se aq, pasi lidhet me një zinxhir problemesh të shëndetit mendor.

Këshillat që sugjerohen janë: Për të shmangur kapjen e telefonit lëre në një dhomë tjetër, jo te ajo që fle. Fik njoftimet dhe bëj shumë kujdes me profilet që ndjek në rrjete sociale. Sigurohu që këto të fundit të jenë të vlefshme me informacionet që japin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat