Dita Botërore kundër Kancerit, shkaktar për 13% të vdekjeve në vit

Shëndetësia

Dita Botërore kundër Kancerit, shkaktar për 13% të vdekjeve në vit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

4 shkurti shënohen Ditën Botërore Kundër Kancerit, i cili mbetet një ndër faktorët kryesorë të vdekjeve në rang global.

Dita Botërore e Kancerit është një iniciativë e ndërmarrë nga shumë vende që synon të arrijë të vetëdijësojnë njerëzit për njohjen e simptomave të para të kancerit dhe që mund të trajtojnë atë në faza të hershme, pasi statistikat përllogarisin se rreth 13% të humbjeve të jetës në një vit i atribuohen kësaj sëmundje

Ende studimet nuk kanë arritur që të gjejnë shkakun kryesor që shkakton kancerin, në të gjitha variantet e tij, mirëpo mendohet se ka të bëjë me mënyrën e jetesës, mungesës së aktivitetit fizik, përdorimin e duhanit, alkoolit, ushqim jo i shëndetshëm dhe sigurisht dhe gjenetikën.

Llojet më të zakonshme të kancerit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.

Bashkimi për kontrollin ndërkombëtar të kancerit u krijua në 1993 me seli në Gjeneve por u zyrtarizua në samitin e Parisit në vitin 2000, në një kohë kur numri i diagnostikimeve po rritej shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat