Mpirja emocionale: Çfarë është dhe si ta identifikosh

Shëndetësia

Mpirja emocionale: Çfarë është dhe si ta identifikosh

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Mpirja emocionale i referohet limitimit të përgjigjes emocionale ndaj ndodhive të jashtme dhe të brendshme

Ajo mund të jetë një simptomë e një problemi shëndetësor ose efekt anësor i mjekimeve të ndryshme.

Si fillim duhet kuptuar se jo çdo njeri e përjeton mpirjen emocionale njësoj. Por nëse ke kuptuar e nuk ke dëshirë apo reagim ndaj ngjarjeve apo situatave që më parë reagoje, atëherë, ka gjasa të jesh duke e përjetuar.

Nëse je në një situatë mërzie apo lumturie, dhe nuk ndjen asnjërën prej tyre, gjasat janë që je i/e mpirë emocionalisht.

Shenja të tjera dalluese të saj janë:

▪ Nivel i vazhdueshëm i ulët i energjisë dhe motivimit

▪ Indiferencë ndaj gjërave dhe njerëzve që më parë të interesonin

▪ Një ndjesi sikur asgjë nuk ka vlerë

▪ Ndjesia e shkëputjes ndaj vetes dhe gjërave në jetën tënde

▪ Mungesë e shprehive dhe mimikave që tregojnë si ndihesh

Njerëzit që e kanë provuar e shpjegojnë mpirjen emocionale si një ndjesi boshllëku dhe mungese kurajoje, ndërsa të tjerë thonë se ndihen të izoluar.

Kjo sindromë shkaktohet përgjithësisht kur personi po kalon situatë stresuese, gjithashtu, vjen tek ata që kanë pësuar një ngjarje tarumatike.

Mund të jetë efekt anësor i mjekimeve të caktuara dhe ndihet tek ata individë që kanë probleme specifike të shëndetit mendor, citon Anabel.

Duhet të keni parasysh se kjo gjendje është përgjithësisht e përkohshme dhe mund të zgjasë pak ditë.

Për të ndihmuar veten mund të mbash një dietë të balancuar, të përpiqesh të flesh 7 ose 8 orë dhe të bësh aktivitet fizik, edhe nëse nuk e ndihmon dot veten mund të trajtohesh me terapistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat